LAJMI I FUNDIT:

Linda Halimi publikon këngën e re “Gur”

Linda Halimi publikon këngën e re “Gur”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Lindita Halimi, ka publikuar këngën e saj më të re.

“Gur”, titullohet kënga e saj më e re, e cila është e zhanrit baladë.


Këngëtarja ka njoftuar se “Gur” për momentin është publikuar vetëm si audio në YouTube, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse mendon t’ia realiojjë edhe klipin.

Për këngën kanë punuar producentët e huaj BLVCK dhe Kreative Villains, e ndërsa tekstin e ka shkruar vet Linda.

Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, këngëtarja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka treguar se ka bërë shumë qejf gjatë realizimit të kësaj kënge.

“Gur është tashmë e disponueshme në YouTube, Kam bërë shumë qejd gjatë incizimit të kësaj kënge”, kanë qenë fjalët e këngëtares Halimi.

Lindita përndryshe shënoi një rikthim mjaft të bujshëm vitin e kaluar me “Want my love” ku u prezantua në festivalin ‘Kënga Magjike’, por që më pas për arsye të caktuara u tërhoq nga eventi pak javë para se ai të zhvillohej. /Telegrafi/