LAJMI I FUNDIT:

Lind në tren, menaxhmenti i hekurudhave në Irlandë i bëjnë dhuratë vogëlushes – udhëtim falas deri në moshën 25-vjeçe

Lind në tren, menaxhmenti i hekurudhave në Irlandë i bëjnë dhuratë vogëlushes – udhëtim falas deri në moshën 25-vjeçe

Një vajzë që kishte lindur në një tren në Irlandë, është shpërblyer me 25 vite udhëtime falas në linjat hekurudhore të këtij vendi, raporton BBC.

Ndalesa e paplanifikuar sipas kohë lokale 15:05, kishte ndodhur nga autoritet e hekurudhave në Dublin gjatë të martës, transmeton Telegrafi.


Një mjek dhe dy infermiere që ishin asokohe në tren, kanë ndihmuar një grua ta sjell në jetë foshnjën. Kjo nënë dhe foshnja e porsalindur ishin dërguar më pas në spitalin e Dublinit, ku është konstatuar se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Iarnrod Eireann nga hekurudhat e Irlandës ka njoftuar se vogëlushes i kanë siguruar transport falas deri sa të mbush 25 vjet, kjo për faktin se ka lindur në rrethana të pazakonta në njërin nga trenat e tyre.

Një nga punonjëset e trenit ka deklaruar për Irish National Broacaster RTE, se e dinte se diçka po ndodhte pasi kishte dëgjuar një grua në tualet duke bërtitur me zë të lartë.

Emma Tote shtoi se kishte hapur derën e tualetit dhe kishte mbetur e habitur, kur pa një grua që po bëhej gati të lindte një fëmijë.

Ajo menjëherë kishte informuar shoferin që i kishte telefonuar autoambulancës, dhe kishte pyetur nëse në mesin e pasagjerëve është ndonjë mjek që do të mund të asistonte në lindje.

Për fat të mirë në tren ishte mjeku Alan Devine dhe dy infermierë që e ndihmuan të lind dhe të mos ketë komplikime. /Telegrafi/