LAJMI I FUNDIT:

Lin Yu-ting fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike pas dyshimeve për gjininë e saj

Lin Yu-ting fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike pas dyshimeve për gjininë e saj

Boksierja tajvaneze Lin Yu-ting u bë boksierja e dytë që brenda 24 orëve fiton medaljen e artë olimpike, përkundër thashethemeve të vazhdueshme në lidhje me gjininë e saj.

Yu-ting mposhti 20-vjeçaren Julia Szeremeta me vendim unanim për të fituar titullin, vetëm një ditë pasi edhe Imane Khelif fitoi të artën në kategorinë e saj.

Lin dhe Khelif u lejuan që të garojnë në Paris përkundër faktit që u skualifikuan nga Botërori i vitit të kaluar, pasi dështuan në testet e gjinisë.


Ishte kjo fitorja e saj e katërt me vendim unanim në katër garat e fundit që ka marr pjesë, duke treguar dominimin e saj.

Lin u fut në ring mes brohoritjeve të shumta nga turma ndërsa nuk u vërejt ndonjë shenjë  proteste nga Szeremeta, në krahasim më disa nga kundërshtarët e fundit të Lin që kishin bërë një gjë të tillë.

Pas përfundimit të luftës, Lin tha se ajo e ka larguar veten nga të gjitha rrjetet sociale, për t’iu shmangur thashethemeve.

“Disa nga zhurmat dhe artikujt e lajmeve, natyrisht që kam dëgjuar disa informacione përmes trajnerit tim, por nuk iu kushtova aq shumë vëmendje”.

“Unë mora ftesën nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për të marr pjesë dhe në këtë isha e fokusuar”, ka thënë Lin pasi ‘rrëmbeu’ të artën./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona shokon me interesin e shfaqur për lojtarin që dështoi tek Bayern Munich

Barcelona shokon me interesin e shfaqur për lojtarin që dështoi tek Bayern Munich

Ndërkombëtare
Trump e mori një medalje të destinuar për fituesit e Kupës së Botës së Klubit, ai nuk heziton ta fus në xhep

Trump e mori një medalje të destinuar për fituesit e Kupës së Botës së Klubit, ai nuk heziton ta fus në xhep

Ligat tjera
Mediumi spanjoll zbulon se sa ndeshje mund të dënohet Luis Enrique pas gjestit të pahijshëm në finale

Mediumi spanjoll zbulon se sa ndeshje mund të dënohet Luis Enrique pas gjestit të pahijshëm në finale

Ndërkombëtare
Real Madridi do ta prezantojë transferimin e tretë të verës të martën

Real Madridi do ta prezantojë transferimin e tretë të verës të martën

La Liga
Formacioni më i mirë i Kupës së Botës për Klube: Dominim nga futbollistët e Chelseat dhe PSG-së

Formacioni më i mirë i Kupës së Botës për Klube: Dominim nga futbollistët e Chelseat dhe PSG-së

Ndërkombëtare
Skandal në festën e ditëlindjes së Lamine Yamal – reagon shoqata për të drejtat e personave me shtat të shkurtër

Skandal në festën e ditëlindjes së Lamine Yamal – reagon shoqata për të drejtat e personave me shtat të shkurtër

La Liga
Kalo në kategori