LAJMI I FUNDIT:

Limak që menaxhon me ANP “Adem Jashari” vendos gurthemelin e terminalit të aeroportit 4.3 miliardësh dollarë në Kuvajt

Limak që menaxhon me ANP “Adem Jashari” vendos gurthemelin e terminalit të aeroportit 4.3 miliardësh dollarë  në Kuvajt

Në një ceremoni të mbajtur në një nga vendet e Gjirit Persian, kompania Limak që menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për 6 vite, ka vënë gurthemelin e terminalit të aeroportit për projektin 4.3 miliardësh dollarë. Ky është projekti më i madh i fituar nga kontraktorët turk jashtë vendit.
Zgjerimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Kuvajtit do ta trefishoj kapacitetin e tij në 25 milionë udhëtarë në vit dhe kjo është kontrata më e madhe për një kompani turke në këtë vend.
Terminali i ri ishte caktuar fillimisht që të përfundohet brenda gjashtë viteve, mirëpo kryesuesi i bordit të Limak, Nihat Ozdemir deklaroi qëky projekt mund të përfundohet brenda 4 viteve. Ndërkaq, kryesuesi i aviacionit në Limak Group, Haldun Firat Kokturk i cili është anëtar bordi dhe drejtor gjeneral në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës deklaroi: “ Momentalisht jemi në bisedime me autoritetet relevante në Kuvajt për të zgjeruar interesin tonë edhe në operimin e aeroportit të Kuvajtit në të ardhmen.
Më tej, ai tha se Limak Group vazhdon të jetë i përkushtuar në projektet korporative të përgjegjshme ndaj shoqërisë dhe është i interesuar që të vazhdojë në Kuvajt me projekte të ngjashme me Institutin Limak për Shërbime Aeroportuale dhe projekte të tjera në fushën e edukimit, artit dhe kulturës duke pasur për qëllim që të investoj sa më shumë që është e mundur në rininë e këtij vendi.
Projekti është pjesë planit 8.2 miliardë dollarësh të zhvillimit strategjik për aeroportin e Kuvajtit, që përfshin pistën e re, kullën e kontrollit dhe një terminal më të vogël të udhëtarëve tha kryesuesi i Aviacionit Civil në Kuvajt, Sheikh Salman Humoud Al-Sabah.
Projekti pritet të përfundoj në vitin 2020.
Kompanitë turke janë përfshirë në projekte në vlerë totale prej 6.5 miliardë dollarë në Kuvajt.
Negociatat për tregti të lirë ndërmjet Ankaras dhe gjashtë vendeve të Gjirit Persik, Bahraini, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, janë në proces. /Telegrafi/