LAJMI I FUNDIT:

Limak mund të investoj në Aeroportin e Gjakovës

Limak mund të investoj në Aeroportin e Gjakovës
Lekaj-Ozdemir

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti në takim përfaqësuesit e Bordit Drejtues të Aeroportit “Adem Jashari”.
Drejtori i Bordit, Nihat Ozdemir e uroi për pozitën e re dhe e njoftoi hollësisht me projektet tw cilat po i realizon “Limak” në Turqi dhe Kosovë, sipas modelit të Partneritetit Publiko Privat (PPP) dhe investime të tjera.

U bisedua konkretisht për projektin e zgjatjes së pistës ne Aeroportin “Adem Jashari” për të cilin pritet bashkëpunim i dyanshëm.
Ministri Lekaj tha se është njoftuar në detaje me fushëveprimin e aeroportit. “Ju përgëzoi për punën dhe ngritjen e numrit të pasagjerëve e cila është mjaft inkurajuese, ndërsa sa i përket projektit për zgjatjen e pistës së aeroportit, jam i gatshëm të bashkëpunoj për këtë projekt por kërkojmë hapësirë kohore për të analizuar edhe një here formën e financimit, për shkak të shumës së madhe e cila është paraparë për t’u investuar për këtë pistë dhe pamundësisë për ta mbuluar në tërësi”.


Ndër të tjera ministri Lekaj dhe drejtuesit e kompanisë “Limak” diskutuan edhe për mundësinë e aktivizimin edhe investimit në aeroportin e Gjakovës për të cilin u dakorduan dy palët që shumë shpejt të behët një studim fizibiliteti si dhe të gjinden format më të mira të investimit në të. /Telegrafi/