LAJMI I FUNDIT:

Limaj thotë se kanë oferta nga të gjithë për koalicione

Limaj thotë se kanë oferta nga të gjithë për koalicione

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se nuk ka qenë në dijeni për dorëheqjen e Haradinajt dhe sipas tij shpërndarja e Kuvendit është hapi drejt ofrimit të më së mirës për qytetarët e vendit.

Sipas tij, Nisma është e gatshme për zgjedhje dhe disponimi i deritashëm është të garojë e vetme, ai po ashtu tha se partitë e mëdha duhet t’i masin forcat të vetme sepse vendin e presin sfida të mëdha si dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Gjykata Speciale e shumë çështje me interes nacional.


Limaj tha për RTK se ka oferta nga të gjitha partitë për një koalicion të mundshëm para ose pas zgjedhor. Ai tha se partia e tij është mirë e struktururar dhe me projekte në interes të qytetarëve dhe vendit.