LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Preferojmë qeveri gjithëpërfshirëse ku janë edhe LVV

Limaj: Preferojmë qeveri gjithëpërfshirëse ku janë edhe LVV

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka treguar preferencat e tij në lidhje me përbërjen e qeverisë së ardhshme.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Albin Kurti e ka një afat të arsyeshëm për t’iu përgjigjur ose jo Presidentit me një emër për mandatar të qeverisë.


“Në situatën aktuale ne e kemi shumë më lehtë pasi kemi vendim nga Gjykata Kushtetuese. Në vitin 2014 kam pasur edhe vet paqartësitë e mia”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i NISMA-s thotë se pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt ishte vullnet i të gjitha subjekteve për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, ndërsa sipas tij në situatën aktuale shumica nuk dëshiron zgjedhje.

“Kosova është republikë parlamentare, kush ndërton shumicën bënë qeverinë”.

Limaj thotë se kjo situatë duhet të jetë mësim për partinë politike që del e para që të jenë të kujdesshëm si sillen me subjektet tjera politike.

Kryetari i NISMA-s thotë se kjo parti është e gatshme për t’u përfshirë në një qeveri nëse i jepet mundësia dhe është kundër zgjedhjeve të reja.

Limaj: Qeveria LVV-LDK u formua për shkak të presioneve të Facebook-ut
Lexo po ashtu Limaj: Qeveria LVV-LDK u formua për shkak të presioneve të Facebook-ut

“Dëshira ime është që të jetë një qeveri e përbashkët me LVV, LDK e të gjitha partitë”, tha ndër të tjera Fatmir Limaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori