LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Qeveria LVV-LDK u formua për shkak të presioneve të Facebook-ut

Limaj: Qeveria LVV-LDK u formua për shkak të presioneve të Facebook-ut

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur për zhvillimet politike pas rënies së qeverisë.

Limaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se koalicioni LVV-LDK është ndërtuar nga presionet e njerëzve që kanë bërë nga Facebook-u dhe presioni që ka ardhur nga studiot televizive.


I pari i NISMA-s ka kritikuar Kurtin për emërimin e bordeve të përkohshme, përcjell Telegrafi.

Ai këto i ka quajtur vendime arbitrare që nuk kanë pasur mbështetje në ligj.

“Asnjë ligj nuk e njeh nocionin e bordeve të përkohshme. Ligji i vitit 2008 nuk e njeh nocionin e bordeve të përkohshme…Nëse vendimet kanë mbështetje ligjore nuk jam kundër”.

Limaj ka akuzuar Kurtin se për qëllime elektorale ka bërë “deklarata njëpërdorimëshe”.

Kryetari i NISMA-s thotë se debati në Kosovë është kush do të jetë i pari, Thaçi apo Kurti.

Limaj: Malisheva nuk do ta harrojë trajtimin e deritanishëm nga Kurti
Lexo po ashtu Limaj: Malisheva nuk do ta harrojë trajtimin e deritanishëm nga Kurti

Limaj megjithatë ka akuzuar Kurtin se po terrorizon qytetarët duke përmendur marrëveshje të fshehta.

“Kurti e ka pasur mundësinë të shkojë në SHBA dhe të sheh marrëveshjen e nëse ajo ka qenë e dëmshme ai të jepte dorëheqje në aeroport dhe kjo gjë do të ishte në rregull”, tha ndër të tjera Fatmir Limaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori