LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Përkrahja për Nismën është dyfishuar

Limaj: Përkrahja për Nismën është dyfishuar

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, pas shpalljeve të brendshme të partisë që ai udhëheq, përmes Facebook-ut, ka shkruar se me kënaqësi po pret të shoh të zgjedhurit e ri të partisë duke punuar në realizimin e qëllimeve politike dhe programore.

Sipas Limajt, përkrahja për Nismën është dyfishuar kohëve të fundit.


“Të nderuar anëtarë të NISMA për Kosovën,

Siç jeni informuar, Këshilli Kombëtar i NISMA për Kosovën, ka marr vendim dje për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme në të gjitha nivelet e organizimit tonë, e të cilat do të përfundojnë me Kuvendin Qendror Zgjedhor të partisë në qershor.

Shfrytëzoj rastin të ju uroj zgjedhje të mbara në të gjitha degët ku ju e zhvilloni aktivitetin e juaj partiak.

Kjo është një tregues se, ne si parti duke ju falënderuar angazhimit tuaj në teren, dhe politikave tona parimore e konsistente, përkrahja që ne po gjejmë anembanë Kosovës tregon që Nisma është dyfishuar, e jam i bindur që dhe pas këtij procesi zgjedhor partia jonë do të dal edhe më e fuqishme duke ju dhënë hapësirë e mundësi të gjithë atyre kuadrove që janë të gats hëm të punojnë në fuqizimin e Nismës për Kosovën.

Me kënaqësi pres që me të zgjedhurit tanë të punojmë në realizimin e qëllimeve tona politike e programore”, ka shkruar Limaj.