LAJMI I FUNDIT:

Limaj për ftesat nga Specialja: Asgjë s’keni parë, çfarë keni për të parë

Limaj për ftesat nga Specialja: Asgjë s’keni parë, çfarë keni për të parë

Kreu i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i njohur në luftën e Kosovës me nofkën Komandant Çeliku, ka folur rreth ftesave të Gjykatës Speciale.

Ndërsa u diskutua ftesa për intervistim e Kadri Veselit, Limaj tha se Kosova është tronditur atë ditë kur u votua Gjykata dhe tani të gjithë do i shohin pasojat.


“Kosova është tronditur atë ditë kur është votuar Gjykata Speciale. Ata që se kanë ditë e kanë kuptuar sot. Nuk ka vend në botë, çka është duke ndodhur me ne. Me u ndjek krimi mbi baza etnike! – krimi është krim nuk njeh bazë etnike dhe me shku me ndjek një grupacion veç një etnitet e jo tjetrin, ky është racizëm – është e padrejtë”, tha Limaj.

Ai ka thotë se e ka kundërshtuar por deputetët të tjerë kanë votuar.

“Mirë është me i pyet ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale – Si po ndihen?”, thekson ai.

Limaj në Analizën Zgjedhore të Klan Kosovës, paralajmëroi se nuk do të jenë vetëm këto ftesa ndaj liderëve për intervistim, pasi shtoi se pjesë e Speciales do të jetë secili pjesëtar i UÇK-së.

“Kjo asgjë s’është. Kurrgjë s’keni pa – çka keni me pa. Akuzat, gjykimet, dënimet e mundshme – për çka është krijuar Gjykata? -kush ka qenë pjesëtar i UÇK-së, krejt kanë me i thirrë. Çdo pjesëtar i UÇK-së ka mundësi me u thirrë, kur t’do Gjykata Speciale. Kjo nuk është spektakël, është mjerim, pasojat i shohim më vonë”, theksoi ndër të tjera Limaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori