LAJMI I FUNDIT:

Limaj për ekipin negociator: Logjika se kush është ‘bajraktari’ e ka shkatërruar këtë komb (Video)

Limaj për ekipin negociator: Logjika se kush është ‘bajraktari’ e ka shkatërruar këtë komb (Video)

Kryetari i NISMA Socialdemokrate njëkohësisht zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se në politikë nuk munde të keshë vetëm refuzim, pa pasur ndonjë ofertë.

Limaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë opozita e tanishme ka numër të madh të deputetëve por nuk po bën asgjë deri më tani.

“Nëse shkojmë në zgjedhje çka do të ndryshon? Ne mundemi me shkua në zgjedhje edhe nëse jemi duke dialoguar me Serbinë”, tha Limaj, përcjell Telegrafi.

Limaj ka thënë se opozita i ka vendet e tyre në grupin e dialogut, dhe sipas tij ata mund të kërkojnë të ndryshojë formati apo të zvogëlohet numri.

“Ne nuk kemi hyrë në dialog pa ftuar opozitën. Kemi pritur gati një vit, dhe ata i kanë vendet e tyre në këtë grup”, tha ai.

Limaj ka thënë se ekipi i presidencës i ka vendet e veta në grupin e dialogut ndërsa qeveria të vetat.

“Kjo logjika e shqiptarëve se kush është bajraktari na ka shkatërrua këtë komb. Është çështje e presidencës se a përfaqësohet nga kamarieri i tyre, apo nga shefi i kabinetit të presidencës apo vetë nga presidenti. Qeveria e Republikës së Kosovës ka folë, dhe ajo ka propozuar emrat me të cilët do të përfaqësohet”, tha Limaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori