LAJMI I FUNDIT:

Limaj ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e Westerwelles

Limaj ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e Westerwelles

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, duke çmuar kontributin e tij për Kosovën dhe shtetësinë e saj, përmes një telegrami ngushëllimi ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të ish ministrit të jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.

“Me hidhërim të thellë mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish kryediplomatit gjerman, Guido Westerwelle. Westerwelle shërbeu si kryediplomat i RFGj në një periudhë plotë sfida për vendin e tij, Evropën dhe mbarë njerëzimin. Ai luajti një rol shumë të rëndësishëm duke lënë pas modelin e njeriut të dedikuar për paqe, demokraci, zhvillim ekonomik e social për atdheun e tij dhe për mbarë popujt e botës. Westerwelles asnjëherë nuk i mungoi përkushtimi për Kosovën, ai punoi shumë që Kosova të njihej nga sa më shumë shtete”, thuhet në telegramin e Limajt.


Në emrin tët tij dhe të NISMA për Kosovën, Limaj i shpreh ngushëllime familjes, miqve, Ambasadës Gjermane në Kosovë, bashkëpunëtorëve dhe mbarë kombit Gjerman.