LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Në qoftë se kemi marrë pjesë në luftë, nuk e kemi ekskluzivitetin të bëjmë çfarë të duam

Limaj: Në qoftë se kemi marrë pjesë në luftë, nuk e kemi ekskluzivitetin të bëjmë çfarë të duam

Ne në qoftë se kemi marrë pjesë në luftë, nuk e kemi marrë ekskluzivitetin që të bëjmë çfarë të duam. Kështu deklaroi lideri i partisë NISMA nga Kosova, Fatmir Limaj, në emisionin “Rruga e Re” në TV Shenja. Duke folur mbi dështimet e partisë shqiptare në pushtet, Limaj ishte i qartë dhe tha, “nëse nuk ju pëlqejnë këta njerëz, ndërroni”.

“Nëse sot jeni të pakënaqur, është krijuar mundësia për të zgjedhur dhe për të ndryshuar. Njerëzit janë të lirë për të zgjedh dhe për të ndryshuar atë që ose i ka zhgënjyer ose u jep shpresa. vendimi është i qytetarëve. Por nuk guxojnë të thirren në emër të luftës, e as këto që vijnë nuk duhet të preken në atë që është vlerë e luftës”, deklaroi Limaj.

Limaj tha se kushtëzimi i votuesve për një vend pune, është shumë i theksuar në Kosovë, dhe kështu nuk vjen në shprehje vullneti i lirë i qytetarëve në ditën e zgjedhjeve. Ai shtoi më tej se, problemi kryesor në hapërsirat tona, është krijimi i një ambienti demokratik, gjë që mungon në gjithë Ballkanin.

I pyetur cilat janë raportet e tij me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, Limaj tha se kanë raporte korrekte edhe pse nuk janë takuar një kohë të gjatë. Ndërsa sa i përket krizës politike në Maqedoni, Limaj tha se, i gjithë rajoni është në krizë politike dhe kjo reflekton në shtetet për rreth.

“Saherë që ka qenë keq Shqipëria, e njejta gjendje është manifestu edhe në Kosovë. Sa herë që ka qenë keq Kosova, reflektimin e parë e ka pas në Maqedoni te hapësira shqiptare”, tha Limaj.

Shqiptarët në Maqedoni do duhej të ishin më mirë, kanë mundësi të jenë më mirë, e meritojnë të jenë më mirë, tha Limaj, i cili shtoi se gjendja në të cilën janë shqiptarët e Maqedonisë sot, janë si rezultat i mosimplementimit të Marrëveshje së Ohrit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Kalo në kategori