Zëvendëskryeministri, njëherësh edhe koordinator kombëtar për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, Fatmir Limaj ka pritur në takim një delegacion të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet e Shqipërisë.
Në këtë takim të dy kabinetet janë njoftuar me të arriturat për vendosjen e pikës Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit, pastaj për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming si dhe për kryerjen e veprimtarive të kontrollit doganor në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vermicë.
Zëvendëskryeministri Limaj u shpreh i kënaqur që vendimet, të cilat janë marrë në mbledhjen e dy qeverive, të mbajtur në muajin nëntor në Pejë, kanë nisur të jetësohen në praktikë, përcjell Telegrafi.
Në të njëjtën kohën ai tha se të dy qeveritë po angazhohen në funksion për jetësimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.
“Kjo tregon se takimet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri nuk janë thjesht politike e publike, siç janë komentuar, por kemi kaluar në veprime konkrete të cilat kanë për objektiv mirëqenien, lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve, integrimin”, ka thënë Limaj.
Limaj ka paralajmëruar se takimet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen deri në jetësimin e plotë të marrëveshjeve. Në këtë takim nga Qeveria e Kosovës, pjesëmarrës ishin ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, zëvendësministri i Bujqësisë, Vesel Krasniqi, drejtori i Doganës, Bahri Berisha si dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë
Prokuroria e Velesit nis hetim për armëmbajtje pa leje për të arrestuarit në Çashkë
“Policia në shërbim të qytetarëve”, MPB Maqedoni shënon 7 majin – Ditën e policisë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'