LAJMI I FUNDIT:

Liliy James luan rolin e Pamela Anderson në serialin e ri

Liliy James luan rolin e Pamela Anderson në serialin e ri
(Foto: Us Weekly)

Lily James dhe Sebastian Stan portretizojnë rolet e Pamela Anderson dhe Tommy Lee në serialin e shumëpritur, “Pam & Tommy”, i cili do të jetë i disponueshëm në platformën Hulu në muajin shkurt.

Drama me tetë episode ndjek marrëdhënien mes yllit të atëhershëm të “Baywatch” dhe bateristit të “Motley Crue”, të cilët u martuan më pak se shtatë ditë, pasi u takuan në vitin 1995.


Një video seksuale që e xhiruan gjatë muajit të mjaltit u vodh dhe u shpërnda në internet. Anderson dhe Lee paditën distributorin, Internet Entertainment Group dhe përfundimisht arritën një marrëveshje sipas të cilës kaseta u bë sërish publike.

Në paraqitjen e parë të shkurtë shfaqen fotografitë e para nga seti, të cilat u publikuan në maj dhe që ofruan pamjen e parë të pamjes së versionit të ri të Pamela dhe Tommy.

As Anderson dhe as Lee nuk janë të përfshirë në prodhimin e serialit, të shkruar nga Rob Siegel dhe D.V. DeVincentis me regji të Craig Gillespie.

James, e cila pritet të ketë një rol në serial si një hap në karrierën e saj dhe Stan udhëheqin kastin që përfshin gjithashtu Seth Rogen, Nick Offerman, Andrew Dice Clay dhe Taylor Schilling.

Seriali, producentët ekzekutivë të të cilit janë Rogen dhe Evan Goldberg, do të shfaqet premierë më 2 shkurt në platformën Hulu. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kompania e Kim Kardashian zbulon aksidentalisht masën e saj, ndërsa ajo modelonte bikini nga koleksioni i saj “SKIMS”

Kompania e Kim Kardashian zbulon aksidentalisht masën e saj, ndërsa ajo modelonte bikini nga koleksioni i saj “SKIMS”

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Kalo në kategori