LAJMI I FUNDIT:

Lila drejt kampionatit zviceran

Lila drejt kampionatit zviceran

Andi Lila e ka mbyllur aventurën e tij me Pas Janinën, madje me gol, pasi shënoi ndaj AEK-ut të Athinës.

Në një lidhje telefonike në emisionin “Zona Gol” në Supersport, Lila u shpreh se nuk ka vendosur për të ardhmen dhe për momentin do të pushojë, ndërkohë që theksoi se në Shqipëri kthehet vetëm te Tirana.


“U mbyll sezoni në Greqi, pas dy sezonesh ku nuk kam bërë pushime as në verë as në dimër, ndaj mendoj që të qetësohem për disa ditë dhe më pas duke parë duke bërë”.

“S’e kam menduar akoma nëse do kthehem në Shqipëri dhe mendoj që pas tre vitesh mund të kthehem te Tirana”, u shpreh ndër të tjera Lila.

I pyetur nëse do e dëshironte një kalim të tijin te Lugano në Zvicër, për t’u vënë nën urdhrat e Paolo Tramexanit, Lila e pranon se do shkonte me vrap atje.

“Normalisht me Paolon kam marrëdhënie të jashtëzakonshme, pasi ai ishte njeriu që komunikonim gjithë kohën. Kemi kontakte sërish, teksa e urojmë njëri-tjetrin pas fitoreve. Jam i kënaqur që po bën një punë të jashtëzakonshme me Luganon, duke shkuar drejt kupave të Europës. Është një trajner i ri, por mendoj se është një trajner i madh dhe nëse do kisha një ofertë nga ai, normalisht do ikja me vrap”.

Në fund, pak fjalë edhe për ndarjen me Janinën: “Kam kaq vite këtu dhe qyteti i Janinës është shumë i bukur. Do jetë një shtëpi e dytë, pasi kam shumë miq brenda dhe jashtë futbollit. Gjithmonë do kthehem këtu kur të kem mundësi, pasi është një qytet i mrekullueshëm”.

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Kalo në kategori