Këngëtari i ri gjilanas, Edon Kastrati, i njohur me emrin artistik Lil Don, ka ardhur me projektin e tij të ri.

Reperi i talentuar ka lansuar këngën e tij të re me klip që titullohet “E din krejt”.


Videoklipi është realizuar jashtë Kosovës, më saktësisht në qytetin Cyrih të Zvicrës.

Muzika është bërë nga BlackyBeats, ndërsa producent është Ardit Gjumshiti. Me këtë këngë Lil Don, synon të futet fuqishëm në mesin e yjeve të hip-hop skenës kosovare. /Telegrafi/