Ligjvënësit e Montanës të premten kaluan një projektligj për të ndaluar operimin brenda shtetit të platformës të popullarizuar të videove të shkurtra, si “kërcënimin” më të fundit ndaj ekzistencës në SHBA të aplikacionit nën pronësinë kineze.
Projektligji i njohur si SB 41, do të ndalonte dyqanet e aplikacioneve në telefona që të ofrojnë shkarkimin e TikTok tek përdoruesit në Montana. Dhoma e Përfaqësuesve në Montana votoi me 54 vota pro për aprovimin e ndalimit, ndërsa 43 të tjera ishin kundër.
TikTok, e po ashtu Apple dhe Google – 2 të fundit të cilat operojnë me dyqane aplikacionesh – do të përballeshin me gjoba nëse e shkelin rregullën e ndalimit, kjo nëse ky projektligj bëhet një ligj, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.
Nuk është e qartë se si ky shtet do ta zbatonte ndalimin, ndërsa projektligji tani ka kaluar për nënshkrim tek guvernatori i Montanës, Greg Gianforte.
“Guvernatori do të shqyrtojë me kujdes çdo projektligj që legjislativi dërgon në tryezën e tij”, deklaroi një zëdhënës i zyrës së guvernatorit të Montanës.
Përmes një deklarate TikTok tha: “Ne do të vazhdojmë të luftojmë për përdoruesit dhe kreatorët e TikTok në Montana, jetesa e të cilëve dhe të drejtat e Amandamentit të Parë po kërcënohen nga ky tejkalim skandaloz nga ana e qeverisë së tyre”.
TikTok, i cili është nën pronësinë e kompanisë kineze të teknologjisë ByteDance, po përballet me një numër në ngritje të thirrjeve për ndalimin e aplikacionit në të gjithë vendin, e tëra kjo mbi shqetësimet në lidhje me ndikimin potencial të qeverisë kineze mbi platformën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë
Google do të përshpejtojë ndjeshëm transferimin e të dhënave midis telefonave celularë
YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'