LAJMI I FUNDIT:

Ligji për skemën pensionale, AAK i drejtohet Avokatit të Popullit – kërkon largimin e kriterit për 15 vjet përvojë pune

Ligji për skemën pensionale, AAK i drejtohet Avokatit të Popullit – kërkon largimin e kriterit për 15 vjet përvojë pune

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar sot tek Avokati i Popullit, Ligjin për skemat pensionale.

Deputeti i kësaj partie Shemsedin Dreshaj ka thënë se pret që pas shqyrtimit nga Avokati i Popullit, i njëjti Ligj të dërgohet për interpretim edhe në Gjykatën Kushtetuese.


“Sot kemi dorëzuar tek Avokati i Popullit, një iniciativën tonën lidhur me largimin e 15 vjetëshit, pra diskriminim që po i bëhet popullatës tonë tash e disa vite në raport me skemat pensionale kontributdhënësve. Ky ligj ka qenë edhe më herët ën Gjykatën Kushtetuese, dhe pas një intervali të gjatë kohor u bënë disa manipulime në Kuvend nga ana e qeverisë dhe ky 15 vjetësh sërish mbeti”, tha Dreshaj.

Ai shtoi se ky ligj nënkupton se ai person i cili pas datës 1 janar 1984 ka krijuar marrëdhënie punës me shtetin, nuk gëzon të drejtën e pensionit kontributdhënës, që do të thotë për një ditë ose një javë i humbet kontributi që kanë bërë për vite të tëra

“Kërkesa jonë është që të largohet kriteri për 15 vjetësh i si masë diskriminuese dhe të largohet edhe data 1 janar 1999 kur juve ju numërohet stazhi pensional”, tha Dreshaj.

Kuvendi i Kosovës në korrik të vitit të kaluar, ka miratuar të enjten vonë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, i cili do t’ua njohë mijëra qytetarëve të drejtën e pensionit kontribut-pagues.

Ky projektligj u miratua në lexim të dytë me 62 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./Telegrafi/