LAJMI I FUNDIT:

Ligji i gjuhëve, OBRM-PDUKM-ja nuk tërhiqet nga 35 mijë amendamentet

Ligji i gjuhëve, OBRM-PDUKM-ja nuk tërhiqet nga 35 mijë amendamentet

OBRM-PDUKM është e prerë në qëndrimin e sajë për ligjin e gjuhëve. Kryetari i kësaj partie Hristian Mickovski, si kompromis e sheh vetëm tërheqjen e tërësishme të ligjit dhe formimin e një grupi ekspertësh i cili do të modifikonte ligjin në atë mënyrë që, siç thotë, do të jetë në pajtueshmëri me kushtetutën.

“Po ekziston një zgjidhje tjetër, të tërhiqet ligji nga procedura parlamentare, të formohet një grup pune në të cilin do të merrnin pjesë të gjitha partitë parlamentare. Do t’i ftojmë edhe ekspertët, edhe përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, por edhe një përfaqësues i kabinetit të Presidentit, të ulemi dhe të bëjmë një akt, i cili do të ishte kushtetues e pastaj edhe i zbatueshëm”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.


Në emisionin Top Tema kryetari i kuvendit Talat Xhaferi tha se paraqitja e 35 mijë amendamenteve është vendim politik për të bllokuar punën e kuvendit.

“Në leximin e dytë të ligjit për gjuhët ata dorëzuan 85 amendamente, por më pas nuk u paraqitën në Komisionin ku do të diskutoheshin. Dorëzimi i 35.000 amendamenteve është një vendim politik për të bllokuar Kuvendin në qoftë se fillon debati për ata”, tha Talat Xhaferi.

Sekretari i LSDM-së Aleksandër Kiracovski tha se reformat në ligjet të cilat kërkojnë 2/3 e shumicës varet nga OBRM-PDUKM dhe ftoi që kjo parti të kthehet në kuvend.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori