LAJMI I FUNDIT:

Ligji gjerman i shkakton Angela Merkelit një “dhimbje koke diplomatike”

Ligji gjerman i shkakton Angela Merkelit një “dhimbje koke diplomatike”

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është nën presion për të dhënë vendimin e saj nëse prokurori i shtetit gjerman duhet të fillojë proceduar kundër prezantuesit televiziv Jan Böhmermann.

Kjo duhet të ndodhte pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar që komediani të ndiqet penalisht për shpifje në një “poemë diskreditimi”.


Por ky nuk është thelbi i çështjes, gjegjësisht problemi.

Problemi është se një ligj i çuditshëm i lejon presidentit të Turqisë për të bërë këtë, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për paragrafin 103 të Kodit Kriminal të Gjermanisë, lidhur me fyerjet kundër organeve apo përfaqësuesve të shteteve të huaja.

Siç kanë shkruar mediat e huaja, ky paragraf përdorët shumë rrallë, madje shumë avokatë me përvojë se kurrë nuk kanë dëgjuar për të deri këtë javë.

“Paragrafi 103 ka ekzistuar, por ka qenë rrallë i përdorshëm”, ka thënë Holger Heinen, një avokat i cili përfundoi doktoraturën e tij mbi këtë temë.

E implementimi i një gjëje të tillë gjithashtu kërkon një njoftim nga pala e dëmtuar dhe një autorizim nga qeveria gjermane. E para tanimë ekziston pasi që Erdogan tanimë e ka paraqitur atë personalisht. Ndërkaq e dyta mbetet në duart e Merkel.

Erdogan ka dorëzuar një ankesë kundër komedianit Jan Boehmermann, i cili gjatë transmetimit e ka portretizuar presidentin turk si “idiot profesionist’ dhe ka sugjeruar se ai kishte kryer akte seksuale me kafshë. /Telegrafi/