SUPERLIGA

Derbi i javës në Superligë ishte ai mes Eksimorit dhe All Stars që përfundoi me rezultat 1-0. Në krahun tjetër fitore shënoi Selishta 5-1 ndaj Viva Freshit, ndërsa Medikamenti u ndal në barazim 2-2 ndaj Dobërqanit.


gjil1

Fitore shënoi Fatbardhi 0-2 ndaj Besit, teksa fituan dhe Anamorava ndaj Poneshit dhe Lloto Sport ndaj Gjilanit. FC Xixa shënoi fitore bindëse 6-3 ndaj Rinorit, teksa edhe Gjermont, Bashkimi dhe ProGris shënuan fitore këtë javë. Në renditje prin FC Medikamenti.

Tabela dhe rezultatet:

gjil1rez

LIGA E DYTË

Barnatorja Bardhi u mposhtë 0-6 nga GrandeCalabria në sfidën që mendohej të ishte derbi i javës. Fitore shënuan Gadishi, Pasjaku dhe Rekord As, ndërsa në barazim përfundoi sfida mes Djemve të Qytetit dhe Tulipanëve. Po ashtu në barazim përfundoi edhe sfida mes Verbices dhe Minatorit.

gjil2

Vëllezërit Aliu mposhtën 2-1 Devajen, Euro Fisi fitoi 5-0 ndaj Unitetit, ndërsa fitore shënoi dhe LivingRoom ndaj Bujanës. Liderët aktual në ligën e dytë janë FC GrandeCalabria.

Tabela dhe rezultatet:

gjil2rez(1)

LIGA E TRETË

Edhe Liga e Tretë ishte mjaftë interesante. Center Town u mposht nga Dostat 6-3. Fitore shënuan Lladova dhe Artana qe mposhten FC 13, dhe AL-Veda. Forca pësoi humbje 0-2 nga Target, ndërsa Reali u mposht 2-3 nga Studentat.

gjil3

Dheu i Bardh humbi më diferencë të ngushtë 1-2 ndaj Doni A, po ashtu më rezultat të ngushtë fitoi dhe Magjistralja kundër Onix. Kuqezinjtë fituan ndaj Restaurant Lulit 4-3, ndërsa Gjilani 06 mposhti 4-0 Galaktikët. Click Bar -Oasis përfundoi 2-1.

Tabela dhe rezultatet:

gjil3rez

Golashënuesit më të mirë prej të gjitha ligave: 

gjilshen.JPG

telegrafi sport app