SUPERLIGA

Ndeshja hapëse e kësaj xhiroje ishe ajo ndërmjet Selishtes dhe Gjermonve që përfundoi me rezultat 2-1. Serinë e fitoreve e vazhdoi edhe FC Besi ku mposhti FC Bashkimin me rezultat 6-3, kurse e vetmja ndeshje ku u ndan pikët ishte ajo ndërmjet Poneshit dhe LlotoSport. Eksimori u tregua më e shkathët në ndeshjen kundër Anamoraves dhe triumfoi me rezultat 2-0. Rinori dhe VivaFresh nuk patën vështirësi këtë xhiro, pasi që ata triumfuan me rezultate bindës 5-1 ndaj Gjilanit, respektivisht 1-9 ndaj Rinis. Ndeshja Llashtica vs ProGis e ndërprerë në minutën e fundit u mbyll me rezultatin e deriatëhershëm 1-1. MobiCasa dhe Fatbardhi tashmë janë në formën e tyre më të mirë, e këtë e dëshmuan në triumfin ndaj Xixes dhe Doberqanit. Ndërsa ndeshja qe vendoste kreun përfundoi me rezultat 4-1 në favor të Allstars, të cilët e dominuan Medikamentin gjatë tërë lojës.


Më poshtë rezultatet, tabela, golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj jave në Superligë:

go1best

LIGA E DYTË

Vëllezërit Aliu morën tre pikët e vlefshme kundër Gadishit me rezultat 2-1. Nga ana tjetër GrandeCalabria nuk mundte të gabonte assesi, ajo mundi Pasjakun me rezultat të bindshëm 3-7, gjithashtu Tulipanët u tregun mjaft të rrezikshëm ku mposhten Devajen me rezultat 6-1, ndërsa ndeshja ndërmjet BarnatorjaBardhi dhe Djemve të Qytetit përfundoi me rezultat 0-2 në të mirë të Djemve të Qytetit. Dardania dhe Verbica u treguan më të shkathta se Zhegra dhe Rekord, pasi që këto të fundit humben me rezultat 4-0 dhe 4-3. Ndeshja e vetme që përfundoi baras ishte ajo ndërmjet CskaGavranit dhe Bujanes me rezultat 1-1, si dhe Eurofisi se bashku me Unitetit Triumfuan ndaj TheLivingRoom dhe Cernices, me rezultate të ngushta 2-3 dhe 2-1.

Më poshtë rezultatet, tabela, golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Dytë:

go2best

LIGA E TRETË

Kuqezinjët, ClickBar,Lladova dhe Al-Veda shënuan nga katër gola kundër Doni A, Forcës, Realit dhe Dostav, ndërsa ndeshja ndërmjet FC 13 dhe FC Onix përfundoi me barazim 2-2. Gjithashtu Magjistralia dhe Dheu i Bardh triumfuan ndaj Gjilanit dhe Studentav me rezultat 2-1 dhe 3-2. Artana dhe Restaurant Luli këtë xhiro u shfaqen me fitore bindëse ndaj CenterTown dhe Target me rezultate 6-2 dhe 7-0 ,kurse Oasis shënoi një gol qe të merrte 3 pikët nda Gallaktikeve (0-1).

Më poshtë rezultatet, tabela, golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Tretë: 

go3best

telegrafi sport app