Liga Pit Power: Kampioni vendoset në javën e fundit

SUPERLIGA
Xhiroja e 18-të në Ferizaj kaloi nën atmosferën e derbit të javës ndërmjet Arxhendit dhe Termo Lulit. Temperaturat e ulëta të mëngjesit nuk ishin problem që të mblidhnin një numër të madh të tifozëve për të ndjekur këtë derbi të madh. Ndeshja filloi me ritëm të shpejtë dhe shumë interesant,ndërsa loja e bukur dhe korrekte e karakterizoikëtë ndeshje. Termo Luli kaloi e para në epërsi me golin e Shkëmbim Salihut, ndërsa shpejtë reagoi Restaurant Arxhendi, që arriti të barazonte rezultatin në 1-1. Në pjesën e dytë i disponuari për lojë dhe lojtari më i mirë i këtij takimi, Shpejtim Muhaxheri realizoi dopietë duke i siguruar një nga fitoret me të rëndësishmeskuadrës se tij. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte, Restaurant Arxhendi 3-2 Termo Luli.
Epërsinë prej një pike në tabelë ndaj Arxhendit, vazhdon ta mbajë Negenet e cila fitoi 8-0 ndaj Yjeve, fitore kjo që e mban një hap larg titullit. Maestro vazhdon të mbajë gjasa për një pozitë që dërgon në Total Champions pasi ka arritur të marrë fitore të vështirë ndaj ColoColo (2-1), dhe kështu tani ngritët në pozitën e pestë, pasi Swiss Plus është befasuar nga Kosharja duke pësuar humbje 4-2. Kosharja e cila po lufton për mbijetesë ka arritur të marr këtë fitore shumë të rëndësishme e cila i jep shpresë për një pozitë më të favorshme, ndërsa Sëiss Plus, zbret në pozitën e shtatë. Për një pozitë që dërgon në Total Champions është në garë edhe Komogllava e cila fitoi ndaj Termos 4-2 dhe ndodhet vetëm një pikë larg këtij synimi. Kino Bar fitoi 4-1 ndaj Sao Paulos, fitore kjo që e mban me një hap drejt sigurimit të mbijetesës, ndërsa ndeshje luksi u luajt mes Dental e Guackes dhe Laçit e Eskavatorit, të cilat përfunduan me fitoren e Dental, respektivisht Laçit, ndërsa Osman Paloja realizoi plot 11 gola në fitoren 18-1 të skuadrës së Elektring ndaj Classic.
Me poshtë i gjeni rezultatet, tabelën, golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj jave në Superligë.
LIGA E DYTË
Në Ligën e Dytë, Balaj luajti ndeshjen hapëse të javës së 18-të duke fituar ndaj Gamës 3-1,ndërsa fitore arriti edhe Elektroinn ndaj Zynas. Vetëvendosjafitoi me rezultat zyrtar ndaj Army pasi kjo e fundit nuk udhëtoi fare në këtë takim. Derbi i javës në Ligën e Dytë ishte ai mesTeIriqi dhe Nderimit, që përfundoi me fitoren e skuadrës së Mani Kurtit, e cila tani edhe matematikisht ka siguruar pozitën e dytë, pozitë kjo që dërgon direkt në Superligë.
Lufta për mbijetesë në Ligën e Dytëështë bërë shumë e nxehtë kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje deri në përfundim të kampionatit. Kombëtarja A ka arritur qe për mrekulli t’i sigurojë vetes mbijetesën pasi ka mposhtur Pelisterken me rezultat të thellë 12-4, ndërsa Shqiponja nuk e fali Labinotin të cilin e mposhtë 6-2. Tri pikë shumë të vlefshme ka arkëtuar edhe Union duke e mposhtur Lloshkobaren dhe duke ja rrezikuar kësaj të fundit pozitën e ‘playoff’-it që dërgon në Superligë, ndërsa me barazim 3-3 u mbyll sfida mes Stargraf dhe Produkt Market.
Me poshtë i gjeni rezultatet, tabelën, golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Dytë.
LIGA E TRETË
E shtuna solli disa ndeshje interesante dhe vendimtare edhe në Ligën e Tretë. Capllani arriti barazim 3-3 ndaj Momo Bar falë një gabimit të portierit të skuadrës së Momos, duke pranuar gol në minutat e fundit të takimit. Ndërsa, Diti Balaj mposhti Talinocin me rezultat bindës 4-0. Surqina dhe Nikadini shkelën kundërshtarët e tyre duke fituar me rezultate të thella. Ndeshje e bukur u zhvillua ajo mes Pleshinës dhe Guri M, e cila u mbyll me barazim 1-1, rezultat ky që më së shumti i shkoi për shtati Festes dhe Unioni SHPK. Festa arriti për mrekulli të marrë pikët e plota në derbin ndaj Elitës duke e mposhtur me rezultat 3-2 dhe kështu duke marshuar drejt titullit. Gjithsesi ende asgjë nuk është siguruar pasi që skuadrën e Festes e pret një kalendar i vështirë dhe Unioni SHPK e cila fitoi me lehtësi këtë javë ndaj Vikingsave, është duke pritur një hap fals të saj për ta bërë shumë interesant fundit e kampionatit.
Një nga ndeshjet më të bukura ishte edhe fitorja e Ferplast 6-2 ndaj Elektroplast , fitore kjo që e rikthen sërish afër pozitave të ‘playoff’-it, ndërsa Fabefa po tregon se ështënjëra nga skuadrat më serioze duke marrë fitore të njëpasnjëshme dhe tani ndodhet shumë afër pozitave të larta në tabelë. Ndoshta fitoren më të rëndësishme këtë javë e arriti BigEagle,që me rezultat të ngushtë 2-1 e mposhti një nga skuadrat më të papërshtatshme, FC Galaxy. Me këtë fitore Big Eagle ngritët në pozitën e 17-të në tabelë, duke u larguar ndjeshëm nga pozitat e ulëta të tabelës, ndërsa Galaxy zbret në pozitën e 11-të me 24 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Me poshtë i gjeni rezultatet, tabelën, golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Tretë.

























































