LAJMI I FUNDIT:

Liga e Kampionëve e përshkruan me vetëm një fjalë atë që po bën Khvicha Kvaratskhelia me Napolin këtë sezon

Liga e Kampionëve e përshkruan me vetëm një fjalë atë që po bën Khvicha Kvaratskhelia me Napolin këtë sezon

Napoli po shkëlqen në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve, ku mbrëmë mundën Ajaxin me rezultat 4-2 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në stadiumin ‘Maradona’.

Ata siguruan një vend në fazën e eliminimit direkt, duke e konfirmuar sezonin e mirë që po e kalojnë.


Një tjetër ndeshje të madhe bëri gjeorgjiani sensacional Khvicha Kvaratskhelia, i cili në minutën e 16-të i asistoi Giacomo Raspadorit për 2-0, ndërsa në minutën e 62-të shënoi vet nga pika e bardhë për 3-1.

Për ecurinë e tij fantastike vazhdojnë të shkruajën mediat e njohura, ndërsa tani atij i është përkulur edhe UEFA.

“Kvaradona” u shkrua në faqet zyrtare të Ligës së Kampionëve, për ndeshjen që po zhvillonte ylli i ri i Napolit.

Ky është pseudonimi i sulmuesit fantastik gjeorgjian të Napolit, për të cilin UEFA aludon se Napoli më në fund ka një lojtar, aftësitë e të cilit ngjajnë me legjendarin argjentinas Maradona.

Khvicha Kvaratskhelia ka shtatë gola dhe shtatë asistime këtë sezon me fanellën e Napolit.

Skuadra e Napolit nuk di ende për humbje edhe pas 13 ndeshjesh, ndërsa në verë iu larguan disa nga lojtarët kryesor si Lorenzo Insigne, Kalidou Kolibaly, Dries Mertens e Fabian Ruiz. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Premier League
Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Tenis
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Nga detajet e kontratës te prezantimi dhe numri që do të mbajë në fanellë? Zbulohen prapaskena për transferimin e Mbappes te Reali

Nga detajet e kontratës te prezantimi dhe numri që do të mbajë në fanellë? Zbulohen prapaskena për transferimin e Mbappes te Reali

La Liga
Kalo në kategori