Komisioni i Pavarur për Medie (KPM), ka raportuar sot në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal lidhur me vendimin e tyre për rastin e “Arena Sport”.
Gjatë kësaj mbledhje ka pasur një përplasje mes deputetit të LDK-së, Agim Veliu dhe atij të LVV-së, Besim Muzaqi.
Deputeti i LDK-së, Agim Veliu u shpreh se letra e 12 marsit 2024 të dërguar nga Liga Premier për kryetarin e këtij komisioni Valon Ramadani, nuk sqaron asgjë.
“Për mua kjo letër nuk sqaron asgjë në favor të argumenteve politike edhe sulmeve të ndryshme që një pjesë e këtij komisioni po i bënë ndaj anëtarëve të një organi kushtetues të pavarur. Këtu ka vetëm argumente politike e cilësime që për mua janë të papranueshme që njerëzit të cilësohen si bashkëpunëtorë të Serbisë, tradhtarë, shkelës të kushtetutës etj etj. Po flas në emër të tyre se disa pi shoh që as nuk po mbrohen”, tha Veliu, shkruan Telegrafi.
Ai shtoi se çështja duhet të orientohet në kanalet që duhet, duke përmendur këtu mundësinë e krijimit të një Komisioni Hetimor Parlamentar ose t’i drejtohen Prokurorisë.
“Letra e datës 12 mars nuk ka sqaruar asgjë. Ta orientojmë problematikën në kanalet që duhet nëse është nevoja i propozojmë Kuvendit me kriju komision hetimor, ose e dërgojmë në prokurori dhe mos të merremi me kësi cilësime. Vendimi i KPM-së ka qenë një masë e përkohshme, dhe pas kësaj kanë marrë një vendim tjetër. Ne si komision nuk kem kapacitete dhe mundësi me konstatua nëse vendimi ka qenë i ligjshëm apo jo”, tha Veliu.
Pas tij fjalën e mori deputeti i LVV-së, Besim Muzaqi. Muzaqi tha se Veliu pas ardhur që të merret me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Me gjasë kolegu paska ardh me u marr me deputetët e LVV-së dhe jo me KPM-në dhe çështjen. Ka qenë mirë me i lexu Agim, nëse si ke lexu po ta lexoj një paragraf të letrës të ardhur nga Liga Premier. “Premier Liga nuk e ka autorizuar Artmotion direkt të transmetojë ligën angleze në Kosovë dhe nuk e ka autorizuar Arena Sportin nga Serbia që përmes ArtMotion të shpërndajë ndeshjet e Premier Ligës në Kosovë”. Nëse për anëtarët e KPM-së nuk e di pse për ty nuk është e kjartë Agim”, tha Muzaqi.
Derisa Muzaqi shtoi se nëse “aq shumë je në gjendje me relativizu qasjen që ka Serbia ndaj Republikës tonë dhe ka me vazhdu…” aty ndërhyri deputeti Veliu duke i thënë se “mos fol palidhje”.
Pastaj iu përgjigj deputeti Muzaqi “Ti mos fol palidhje mos ndërhyjë. Unë e ti s’kem nevojë mu mat kush ka kanar e jo”.
Agim Veliu sërish iu drejtua duke i thënë se “lidhje ski çfarë po flet”, ndërkaq Muzaqi i kërkoi që ta lejonte ta përfundonte fjalën e tij.
“Veç mos fol palidhje” i tha Veliu, Muzaqit, ndërkaq ky i fundit i tha “ati je kanari që e cakton kush flet palidhje a”
Muzaqi përfundoi fjalën e tij duke thënë se “në qasjen që Liga Premier e ka pas ndaj Republikës i referohet se ne nuk kemi të drejtë, dhe mendoj se nëse dikush ka folu pa lidhje këtu atëherë është Agim Veliu”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

E përditshmja britanike “Mirror”: Eksploroni Shqipërinë – perlën evropiane me plazhe mahnitëse, male dhe qytete historike

“Mashtruese” dhe “Jorelevant”, si nisi përplasja ndërmjet Avdullah Hotit dhe Vjosa Osmanit

Rritet intensiteti i komunikacionit, nuk ka pritje në pikat kufitare

Arrestimi i Bojan Jevtiq, çfarë dihet deri tani për të dyshuarin për spiunazh brenda Policisë së Kosovës?

Një kompani britanike thotë se ka siguruar financim për arbitrazhin 195 milionë euro kundër Kosovës

I burgosuri shqiptar arratiset nga vetura e policisë teksa po transportohej me të burgosurit e tjerë në Zvicër

“E mora armën kur shteti nuk ma mbrojti familjen” – Rrëfimi i 18-vjeçarit që plagosi dy persona pasi ia rrahën babain

“E abortova në muajin e dytë”, rrëfen e mbijetuara që mbeti shtatzënë nga ushtarët serbë

Pamje nga operacioni i arrestimit të policit serb, dyshohet që spiunoi për BIA-n

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë