LAJMI I FUNDIT:

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të paditë ”falsifikuesit”

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të paditë ”falsifikuesit”

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) bën të ditur se ka ngritur kallëzime penale ndaj, siç thonë, një grupi falsifikuesish dhe pensionistësh sindikal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në njoftimin e LSM-së thuhet se 13 degët e sindikatës kanë zgjedhur udhëheqësi legjitime të drejtuar nga Zhivko Mitrevski, duke konsideruar se Maqedonia është vend i drejtë dhe askush nuk mund që me dhunë të shkelë sistemin juridik, e sidomos lëvizjen sindikale.


LSDM-ja thotë se për faksifikuesit, Darko Dimovski, Peco Grujovski, Zhivko Danevski, dhe Pece Risteski janë ngritur më shumë kallëzime penale dhe se nuk ka vend në sindikatë për këta, ndërkaq mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjithë anëtarët që kanë qëllime të mira./Telegrafi/