LAJMI I FUNDIT:

Lideri i opozitës në Ukrainë, Mikeil Saakashvili, “rrëmbehet” nga persona të armatosur në një restorant në Kiev dhe deportohet në Poloni (Video)

Lideri i opozitës në Ukrainë, Mikeil Saakashvili, “rrëmbehet” nga persona të armatosur në një restorant në Kiev dhe deportohet në Poloni (Video)

Lideri i opozitës Mikheil Saakashvili është deportuar nga Ukraina në Poloni gjatë të hënës, nga persona të armatosur dhe të maskuar që u futën në një restorant në Kiev dhe e dërguan më urgjencë për në aeroport.

Rojet kufitare ukrainase janë detyruar të përdorin forcën që të zmbrapsin përkrahësit e Saakashvilit në aeroportin e Kievit, ka njoftuar Oleh Slobodyan, zëdhënës i agjencisë së rojeve kufitare, transmeton Telegrafi.

Saakashvili e ka quajtur këtë lëvizje të autoriteteve si “kidnapim”. Atij i është marrë shtetësia e Ukrainës qysh vitin e kaluar, por ishte rikthyer me forcë nga Polonia gjatë shtatorit të vitit të kaluar. Që prej atëherë ai vazhdimisht protestonte kundër presidentit ukrainas, Petro Poroshenko dhe zyrtarëve të korruptuar që sipas tij kanë kapur shtetin.

Rojet kufitare të Polonisë, kanë njoftuar se e kanë lejuar hyrjen e tij gjatë të hënës në territorin e tyre, si dhe kërkesën e autoriteteve të imigracionit të Ukrainës.

Ai është lejuar të futet në Poloni pasi bashkëshortja e tij ka shtetësi të njërit nga vendet e Bashkimit Evropian, kanë njoftuar rojet kufitare. Gruaja e Saakashvilit është holandeze, ndërsa që të dy vendet Holanda dhe Polonia janë pjesë e Bashkimit Evropian.

Me të arritur në Poloni, Saakashvili ka deklaruar se deportimi i tij ka treguar dobësinë e Poroshenkos. Ai e ka përshkruar presidentit ukrainas si “një tinëzar që dëshiron ta shkatërrojë Ukrainën”, thuhet në një postim të tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori