LAJMI I FUNDIT:

Liderët botërorë solidarizohen me popullin japonez pas vrasjes së ish-kryeministrit, Shinzo Abe

Liderët botërorë solidarizohen me popullin japonez pas vrasjes së ish-kryeministrit, Shinzo Abe

Shumë liderë botërorë po solidarizohen pas vdekjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Ky i fundit u vra sot gjatë kohës sa ishte duke mbajtur një fjalim me rastin e fushatës elektorale në qytetin Nara.


Politikani 68-vjeçar nuk i mbijetoi sulmit me armë të cilën e kreu një41-vjeçar, ish-marins japonez.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol shprehu ngushëllimet e tij për Japoninë, duke e përshkruar vrasjen e Abe si një “akt krimi të pafalshëm”.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se ishte “thellësisht i pikëlluar dhe i habitur”, duke shtuar se Gjermania “do të qëndrojë afër Japonisë në këto orë të vështira”, raporton cnn.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se ishte “i shtangur, i indinjuar dhe thellësisht i pikëlluar” nga vdekja e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe. “Mbi të gjitha, [Abe] u kujdes shumë për popullin japonez dhe ia kushtoi jetën duke shërbyer për të. Edhe në momentin që u sulmua, ai ishte i angazhuar në punën e demokracisë”, shkroi Biden në një deklaratë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka shkruar në rrjetet sociale “në emër të popullit francez, i dërgoj ngushëllimet e mia autoriteteve dhe popullit japonez pas vrasjes së Shinzo Abe. Japonia po humbet një kryeministër të madh, i cili ia kushtoi jetën vendit të tij dhe punoi për të sjellë ekuilibër në botë”.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e quajti Abe një “mik të dashur”, duke shtuar se “I dënoj ata që kryen këtë sulm të tmerrshëm”.

Momenti i plagosjes të ish-kryeministrit japonez, Abe
Lexo po ashtu Momenti i plagosjes të ish-kryeministrit japonez, Abe

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi tha se ishte “i tronditur dhe i pikëlluar për vdekjen tragjike të një prej miqve të mi më të dashur, Shinzo Abe”.

“Udhëheqja e tij globale në kohë të panjohura do të mbahet mend nga shumë njerëz”, pohoi kryeministri britanik, Boris Johnson.

Kryeministri australian, Anthony Albanese tha se Abe kishte qenë një “mik dhe aleat i madh i Australisë”, raporton bbc.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e quajti Abe “një person të mrekullueshëm”, duke shtuar se “Kjo vrasje brutale dhe frikacake e Shinzo Abe trondit të gjithë botën”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i dërgoi “ngushëllimet më të thella” familjes së ish-kryeministrit të vrarë japonez Shinzo Abe dhe popullit të Japonisë.

“Thellësisht i pikëlluar nga vrasja e tmerrshme e Shinzo Abe, një mbrojtës i demokracisë dhe mikut dhe kolegut tim gjatë shumë viteve”, shkroi Stoltenberg.

Kryeministri italian, Mario Draghi tha se ishte “i tronditur nga ky sulm i tmerrshëm” dhe e përshkroi Abe si “një protagonist të madh të jetës politike japoneze dhe ndërkombëtare në dekadat e fundit, falë shpirtit të tij inovativ dhe vizionit reformues”.

Mjekët japin detaje rreth vdekjes së Abes: Katër orë u përpoqëm të ndalojmë gjakderdhjen, por ishte e kot
Lexo po ashtu Mjekët japin detaje rreth vdekjes së Abes: Katër orë u përpoqëm të ndalojmë gjakderdhjen, por ishte e kot

Dhe kryeministri izraelit, Yair Lapid tha se ai ishte “një udhëheqës i dalluar”.

Theksojmë se popullin japonez janë solidarizuar edhe liderët e Kosovës, Shqipërisë dhe rajonit.

Ndryshe, Abe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra pas të shtënave me armë në drejtim të tij gjatë kohës sa ishte duke mbajtur një fjalim elektoral në qytetin Nara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori