Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Kulturës së Republikës së Kosovës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se ende nuk kanë ndonjë informatë nga Ministria e Arsimit, sa i përket pakos të ndryshimeve legjislative në të cilën parashihet licencimi i mësimdhënësve.
Jasharaj ka thënë për Telegrafin se Ministria e Arsimit duhet të shtojë inspektorët në shkolla, që të shohin më afër procesin e mësimit, por që janë kundër që mësimdhënësit të hyjnë në teste me shkrim.
“Nuk kemi ndonjë informatë zyrtare, mirëpo në opinion po krijohet një mëdyshje për dy çështje e para për vlerësim dhe testim i njohurive. Konsideroj së janë dy çështje të ndara. SBASHK-u edhe në vitet e kaluara kur është përmendur nga kushdo qoftë test me shkrim i njohurive të mësimdhënësve të Kosovës, kemi reaguar arsyeshëm ngase e konsiderojmë që është degradim për arritjet e tyre dhe gjithë studimet që kanë bërë dhe gjithë provimet që kanë dhënë dhe do të ishte degradim për vetë fakultetin e edukimit që kanë bërë”, është deklaruar ai.
Kreu i SBASHK-ut më tej ka shtuar se duhet të forcohet departamenti i inspektorëve në MASHT.
“Ne kemi insistuar në takime me MASHT-in që të forcohet departamenti i inspektorëve, që ata shkojnë në klasa dhe nga afër të shohin punën edukative – arsimore dhe të u ndihmohet atyre që të largojnë ndonjë të metë që kanë. Ne angazhohemi për të dhe jemi kundër që të ketë ndonjë test me shkrim për njohuritë e mësimdhënësve është fjala për mësimdhënësit që janë në proces dhe do të u përtërihet licenca e punës”, potencoi ai.
Jasharaj theksoi se udhëzimi parasheh që të ketë avancime në sistemin arsimor, dhe se janë përmendur licenca e avancuar dhe e përhershme.
“MASHT-i dhe inspektorët do të përcaktojnë kriteret që pastaj mësimdhënësit në mënyre vullnetare do të aplikojnë për ta marrë një gradë të re. Opinion duhet ta kuptojë që për mësimdhënësit që janë në proces të licensimit që nuk do të ketë test me shkrim, Jemi në pritje të shohim se çfarë kriteresh do të paraqesin”, tha ndër tjera ai.
MASHTI më herët ka njoftuar se është duke përgatitur një pako të ndryshimeve legjislative të cilat ndikojnë në cilësi të arsimit përkatësisht mësimdhënies dhe mësimnxënies.
“Në kuadër të kësaj pakoje është edhe draft-UA, për licencimin e mësimdhënësve. Grupi punues ka hartuar draftin për këtë udhëzim dhe shumë shpejtë do të fillojë diskutimi i gjerë me mësimdhënës për këtë pako ligjore… Ky draft UA parasheh 3 nivele të licencave (licenca e karrierës, licenca e avancuar dhe licenca e përhershme). Kalimi nga një licencë në tjetrën realizohet përmes vlerësimit të performancës -i brendshëm dhe i jashtëm dhe vlerësimit që pritet të organizohet nga MASHTI. Në rast se mësimdhënësi kalon nga licenca e karrierës në licencën e avancuar, parashihet edhe një shtesë në pagë. Këto nivele të licencave vlejnë vetëm për arsimin parauniversitar. Zbatimi i këtyre niveleve të licencës do të fillojë pas finalizimit të kuadrit ligjor”, kishte njoftuar MASHT para disa ditëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij

Gjithçka nga beteja e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë

Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Policia: Aksioni në Banjskë vazhdon, arrestohet një tjetër sulmues me uniformë ushtarake

Kandiq: Vuçiq t’u bëjë thirrje serbëve t’i dorëzojnë armët

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Gjithçka nga beteja e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë

Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij

Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Kandiq: Vuçiq t’u bëjë thirrje serbëve t’i dorëzojnë armët

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës tregon për gjendjen e policit të plagosur