LAJMI I FUNDIT:

Liburn rikthehet në ‘Rave Live Session Open-air’ në Jezerc në Ferizaj

Liburn rikthehet në ‘Rave Live Session Open-air’ në Jezerc në Ferizaj

Tash Rave njihet për perfomancat e veçanta në ambient të hapur duke promovuar në të njëjtën kohë dhe vendet e bukura që Kosova ofron.

Kësaj here kemi të ftuar Liburn (playdrum) në një prej vilave më të bukura, në vilën Kalaja-Jezerc, Ferizaj.


Liburni u lind e u rrit në Kosovë, por më vonë i kaloi shtatë vjet të jetës në Gjermani, para se të kthehej në vendlindje. Ato vite që i kaloi në shtetin gjerman ishin jetike për karrierën e tij në muzikën elektronike. Skena e pasur e muzikës elektronike në Gjermani u rrënjos brenda artistit të ri siç ka ndodhur me shumë tjerë.

Si adoleshent, Liburni e zbuloi dashurinë e tij për muzikën elektronike kur filloi t’i dëgjonte ikonat e këtij zhanri si John Digweed dhe Trentemoller. Nga fillet modeste me performanca në Coco Bar ne qytetin e tij të lindjes në Ferizaj, Liburni është zhvilluar në një artist të vërtetë, duke performuar në shtete të ndryshme anembanë botës, nga Kosova dhe Shqipëria e deri te Zvicra dhe Australia.

Në performancat e tij, personaliteti i qetë dhe i matur i Liburnit kaplohet nga emocionet e shumta, dhe publiku argëtohet nga tingujt unik të tij, që kapin një diapazon të gjerë nga minimal e deri te ‘house music’.

Së fundmi Liburni e bashkëthemeloi Playdrum (kolektiv i DJ-ëve dhe record label) me 5 DJ tjerë nga Kosova. E ardhmja duket e ndritur për këtë muzikant të përkushtuar.

Në trend Magazina

Më shumë
Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Magazina
Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta

Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta

Magazina
Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina

"Për dashurinë e jetës sime" - mesazhi prekës i Ronaldos në fustanin që veshi Georgina Rodriguez

Magazina

"Fenomen me 70 mijë ndjekës në Instagram" - përplasje e ashpër mes Donaldit dhe Ronaldos për finalistët e BBVA

Magazina
Kalo në kategori