LAJMI I FUNDIT:

Libi, rrëmbehet zëvendëskryeministri

Libi, rrëmbehet zëvendëskryeministri

Zëvendëskryeministri i Libisë raportohet se është rrëmbyer një ditë më parë nga një grup i armatosur në Tripoli.

Një zyrtar i paemëruar i qeverisë në Tripoli konfirmoi se Fat’hi al-Majbari, zëvendësi i kryeministrit të Libisë, është rrëmbyer dhe dërguar në drejtim të panjohur, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency.


Deri më tani nuk ka informacione për fatin e zëvendëskryeministrit të rrëmbyer, apo për vërtetësinë e lajmit.

Libia është skenë e një krize të thellë politike dhe të sigurisë që nga viti 2011 kur në protestat masive kundër regjimit u vra Muammar Gaddadi. Që atëherë në pushtet janë qeveritë paralele me seli në Tripoli dhe Tobruk të cilat kanë dhe parlamente të ndara dhe forca të armatosura.

Në fund të vitit 2015 përfaqësuesit e qeverive paralele të Libisë nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara nënshkruan një marrëveshje për formimin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar.

Plani ishte që qeveria të marrë pushtetin në vend në afat prej 12 muajsh dhe të shpallë zgjedhje parlamentare. Për shkak të mosmarrëveshjeve, deri më tani marrëveshja nuk është implementuar plotësisht, kështu Libia është ende larg nga një vend stabil nga aspekti i sigurisë dhe ai politik. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori