LAJMI I FUNDIT:

Liam Payne shtyn turneun për shkak të problemeve shëndetësore

Liam Payne shtyn turneun për shkak të problemeve shëndetësore
Foto: Getty Images

Liam Payne është detyruar ta shtyjë turneun e tij të ardhshëm për shkak të problemeve shëndetësore.

Ylli i “One Direction”, 29 vjeçar, do të performonte para mijëra fansave në Amerikën e Jugut, por për shkak se ishte në spital do të thotë se kjo nuk mund të ndodhë.

Teksa bëri njoftimin, artisti dukej jashtëzakonisht i dëshpëruar në një video të ndarë në rrjete sociale, gjersa zbuloi se kishte një infeksion në veshka.


Foto: Screenshot/Instagram

“Kjo është me të vërtetë gjëja e fundit që doja t’ju thoja, por në thelb, kohët e fundit nuk kam qenë mirë dhe përfundova në spital me një infeksion të rëndë të veshkave”, u shpreh ai.

Liam Payne: “One Direction” më ka shkaktuar shumë plagë
Lexo po ashtu Liam Payne: “One Direction” më ka shkaktuar shumë plagë

“Ne filluam provat por më kanë këshilluar që tani nuk është koha e duhur për të dalë derisa të shërohem”, vazhdoi këngëtari.

Foto: Screenshot/Instagram

Liam premtoi një ‘shoë edhe më të madh, më të mirë’ në të ardhmen, por i këshilloi fansat që të kujdeseshin për rimbursimet ndërkohë.

Krijuesi i hitit “Strip That Down” gjithashtu shkroi krahas videos: “Me zemër të thyer më duhet t’ju them se nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të shtyjmë turneun tim të ardhshëm në Amerikën e Jugut”.

View this post on Instagram

A post shared by Liam Payne (@liampayne)

“Gjatë javës së kaluar kam qenë në spital me një infeksion të rëndë të veshkave, është diçka që nuk do ia dëshiroja askujt dhe urdhrat e mjekëve janë që tani më duhet të pushoj dhe të shërohem”.

“Për të gjithë ju që keni blerë bileta: Më vjen shumë keq. Ne jemi duke punuar për të ri-planifikuar turneun sa më shpejt që të jetë e mundur, por tani për tani do të rimbursojmë biletat – prandaj ju lutemi shikoni për përditësime nga pika juaj e blerjes”, theksoi mes tjerash Payne.

View this post on Instagram

A post shared by Liam Payne (@liampayne)

Liam përfundoi: “Faleminderit si gjithmonë për dashurinë dhe mbështetjen, dhe mezi pres t’ju shoh së shpejti”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Magazina

"Nuk është i duhuri, na u errësua vendi kur pamë që u puthen” - Prindërit e Loredanës flasin sërish për lidhjen me Jozin

Magazina
Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Kalo në kategori