LAJMI I FUNDIT:

Liam Payne shërben ushqim në një bufe për të varfërit në Londër, gjatë pandemisë COVID-19

Liam Payne shërben ushqim në një bufe për të varfërit në Londër, gjatë pandemisë COVID-19

Ai ka qëndruar i izoluar në shtëpnë e tij në Londër, gjatë bllokimit për shkak të pandemisë coronavirus, dhe nuk ka arritur të shohë djalin e tij, Bear, tre vjeç, i cili po qëndron me nënën e tij, Cheryl.

Por Liam Payne vendosi të dalë vullnetar në një bufe në Euston të Londrës, në një përpjekje për të ndihmuar ata që përpiqen të ushqehen gjatë pandemisë, shkruan DailyMail.

Këngëtai 26-vjeçar dhuroi gjithashtu mjaft para për Trussell Trust, të cilët mbështesin një rrjet mbarëkombëtar të ushqimit, për të paguar 360,000 racione ushqimore.


Ai thotë se ka ngelur thellësisht i mërzitur nga raportet e familjeve që po përpiqeshin të ushqeheshin gjatë krizës së coronavirusit.

Në një intervistë për The Mirror, ai tha: “Më thanë për sa i përket njerëzve që drejtoheshin në atë bufe, numri ishte pothuajse i dyfishuar, mos edhe më shumë”.

Ai po i kalon ditët e tij vullnetare duke paketuar ushqime për njerëzit e pastrehë me një ekip prej katër vullnetarësh të tjerë.

Trussell Trust zbuloi se po kalonte periudhën e saj më të ngarkuar ndonjëherë, me 81 përqind më shumë pako ushqimore urgjente që jepeshin në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, krahasuar me vitin e kaluar.

Liam tha: “Është shqetësuese të dish se sa njerëz janë pa ushqim në këto rrethana”.

Ai vazhdoi duke bërë një dedikim të veçantë për vullnetarët e bufeve që takoi – Carla, Dorothea dhe Helena – dhe u bëri thirrje njerëzve që të dhurojnë sa më shumë në këtë kohë.

Këngëtari anglez tha: “Këta njerëz po e vënë veten në shërbim çdo ditë duke dalë dhe e bëjnë këtë duke e vënë veten në rrezik”.

“Kjo është një situatë me të vërtetë e pashembullt, në të cilën gjendemi tani. Është shumë shqetësuese të shohësh numrin e njerëzve atje që humbin punën e tyre”, tha 26-vjeçari për The Mirror.

Ai thotë se mënyra e tij për të luftuar bllokimin dhe vetminë në këtë kohë është të sigurohet që ai ka një rutinë të përditshme, e cila përfshin mini synime, siç është shkrimi i një kënge ose sigurimi se ai është duke folur me një anëtar të familjes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Magazina
Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova

Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Kalo në kategori