LAJMI I FUNDIT:

Liam Hemsworth shijon lidhjen e re me modelen Gabriella Brooks

Liam Hemsworth shijon lidhjen e re me modelen Gabriella Brooks

Liam Hemsworth dhe Gabriella Brooks janë duke e shijuar aq shumë lidhjen e tyre saqë as një pandemi globale nuk mund t’i ndajë.

Ndërsa coronavirusi ka mbërthyer Australinë, ylli i Hollywoodit, 30-vjeç dhe e dashura e tij modele, 23-vjeçe, shkuan për surfim të enjten në afërsi të shtëpisë së aktorit në ishullin Filip, pak më larg bregdetit të Melbourne.

Duke mos treguar shenja stresi, çifti duken mëse të dashuruar ndërsa zhyten nëpër valë së bashku.

Liam Hemsworth dhe Gabriella Brooks (Foto: Media Mode)

Në një fotografi, ata madje u panë duke ndarë një puthje, teksa notonin në dërrasat e tyre të surfimit.

Liam dhe Gabriella ishin parë në publik së bashku në dhjetor të vitit të kaluar, gjersa po darkonin me prindërit e Hemsworth, Craig dhe Leonie, në Bayon Bay.

Të gjitha lajmet nga Liam Hemsworth
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liam Hemsworth

Dhe vetëm pak muaj nga romanca e tyre, ata po vazhdojnë të jenë sa më pranë njëri-tjetrit, sipas Us Weekly.

“Ai ndjehet shumë më mirë me Gabriella se sa me ish-gruan e tij, Miley Cyrus”, ka thënë një burim.

“Gabriella e ndihmoi Liam ta besojë atë dhe luajti një rol të rëndësishëm në jetën e tij pas ndarjes nga Cyrus”.

Liam Hemsworth dhe Gabriella Brooks (Foto: Media – Mode)

“Ata janë shumë të lumtur së bashku dhe ndihen shumë rehat”.

“Ata kanë kaluar shumë kohë në Australi së bashku. Gabriella ka takuar motrat e Liamit dhe prindërit e tij”, përfundon burimi. /Telegrafi/

Liam Hemsworth dhe Gabriella Brooks (Foto: Media Mode)

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori