Zëvendësdrejtori Menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li ka përmbyllur vizitën e tij në Kosovë.
Ai përmes një komunikate ka falënderuar autoritetet e Kosovës për mikpritjen e ngrohtë.
“Pata mundësinë që të mësoj më shumë për kushtet ekonomike dhe financiare të Kosovës, si dhe të riafirmoj përkushtimin e FMN-së ndaj Kosovës dhe për ta thelluar miqësinë tonë”, ka thënë Li.
Ai shton se largohet nga Kosova i inkurajuar nga takimet e hapura dhe konstruktive që kishte jo vetëm me qeverinë dhe autoritetet, por edhe me sektorin privat shumë dinamik dhe shoqërinë civile në vend.
“Ekonomia e Kosovës ka treguar qëndrueshmëri të theksuar përballë tronditjeve si pasojë e pandemisë dhe rritjes së çmimeve të mallrave kohëve të fundit. Autoritetet u janë përgjigjur me shpejtësi këtyre tronditjeve, duke përfshirë një program shumë të suksesshëm vaksinimi që bëri të mundur vazhdimin e udhëtimeve të theksuara të diasporës qysh vitin e kaluar. Megjithatë, përderisa dinamika e rimëkëmbjes nga viti i kaluar është ende e fortë, tronditja e çmimeve të energjisë e shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe kushtet më të shtrënguara financiare globale do të ndikojnë pashmangshëm kërkesën dhe aktivitetin ekonomik më 2022.”
Në fokus të takimeve ka qenë edhe rritja e çmimeve dhe kriza energjetike që ka kapluar Kosovën dhe botën.
“Në takimet me autoritetet dhe me përfaqësuesit e sektorit privat, diskutuam për sfidat afatshkurtra të Kosovës, përfshirë çmimet më të larta të ushqimit dhe energjisë, kushtet më të shtrënguara financiare globale dhe perspektivën më të zbehur të rritjes për Evropën dhe botën. Gjithashtu, diskutuam për sfidat afatgjata, si forcimi i mjedisit të punësimit dhe biznesit, si dhe rritja e efikasitetit dhe efektivitetit të buxhetit”.
Li ka thënë se forcimi i arsimit e shëndetësisë janë thelbësore për avancimin e potencialit për rritje ekonomike të Kosovës
“Në takimet e mia theksova se mbajtja e politikave të shëndosha makroekonomike dhe stabilitetit financiar, forcimi i infrastrukturës arsimore, shëndetësore dhe ekonomike, me fokus më të madh në energji, si dhe avancimi i zbatimit të reformave strukturore janë elemente thelbësore për avancimin e potencialit për rritje ekonomike të Kosovës, tërheqjen e investimeve të huaja direkte, si dhe uljen e hendekut të të ardhurave me pjesën tjetër të Evropës”.
“Mirëpres vazhdimin e forcimit të marrëdhënieve tona me Kosovën dhe largohem me një sërë kujtimesh të bukura për vendin dhe popullin mikpritës të tij”, ka përfunduar deklaratën e tij zëvendësdrejtori Menaxhues i FMN-së, Bo Li./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën