Njoftimet për këto modele, LG e ka bërë para fillimit të Kongresit Botëror Mobil që mbahet në Barcelonë.

Njerëzit që do ta vizitojnë këtë panair do ta kenë mundësinë ti përjetojnë modelet e reja të telefonave nga LG.


LG Magna ofron ekranin me 5-inç në cilësinë HD, procesorin quad-core 1.2 apo 1.3GHz me 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme me baterinë prej 2,540 mAh, kamerën kryesore me 8MP dhe Android 5.0 Lollipop.

LG Spirit ofron një spektër të karakteristikave që përfshijnë edhe ato të LG Magna, por me ekran prej 4.7-inç dhe baterinë me 2,100 mAh.

LG Leon sjell ekranin me 4.5-inç në FWVGA, procesorin me quad-core, 1GB RAM, 8GB memorie, kamerën me 8MP, baterinë me 2,100 mAh dhe Android 5.0 Lollipop.

Modeli i fundit, LG Joy vjen me ekranin 4-inç, kamerën 5MP, baterinë me 1,900 mAh dhe Android 5.0 Lollipop.

Në tregun tonë, modelet e LG-së së kësaj kategorie dhe çmimi mund të cilësohen Nexus 5, LG F70 dhe LG L90 që zyrtarisht ofrohen nga IPKO, por edhe shitës të tjerë me pakicë. (Telegrafi)