LG G4 Pro – rival serioz i iPhone 6S dhe Galaxy Note 5!

Deri më sot janë thënë shumë gjëra për modelin e ri të telefonit - LG G4 Pro dhe me sa duket, i njëjti do të vijë me karakteristika të avancuara.
LG G4 thuhet se do të ofrojë më të fuqishëm nga rivalët e tij në treg, përkatësisht Snapdragon 820.
Dhe bashkë me Qualcomm Snapdragon 820, LG G4 Pro gjithashtu do të vijë edhe me 4GB RAM dhe opsionet e memories prej 32GB ose 64GB.
Telefoni pritet të ofrojë edhe portin për që mund ta zgjerojë hapësirën e brendshme të telefonit me 256GB.
Kamerat e LG G4 Pro gjithashtu pritet të jenë të avancuara, ku kamera e përparme do të ofrojë 8 MP për Selfie, ndërsa kamera e pasme do të jetë masive me 27MP.
LG G4 Pro besohet se do të ofrojë ekranin me 5.8 inç në Quad HD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve. Bateria e telefonit pritet të jetë edhe më e mirë sesa ajo e LG G4. (Telegrafi)









































