LAJMI I FUNDIT:

​Lëvizja Vetëvendosje kërkon unitet për dialogun me Serbinë

​Lëvizja Vetëvendosje kërkon unitet për dialogun me Serbinë
Foto: Arkiv

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar unitet nga partitë parlamentare për dialogun me Serbinë.

Ajo ka thënë se pas agresionit rus në Ukrainën kanë ndryshuar rrethanat gjeostrategjike dhe Kuvendi duhet të del me një vendim se disa marrëveshje që janë bërë nuk mund të funksionojnë, derisa ka një realitet të ri që po shpërfaq Serbia.


“Sot është koha të unifikohemi, sot fatkeqësisht po ndodh një e keqe e madhe në Ukrainë, por për ne është një mësim i madh gjithashtu mbi qasjen si e kemi pas dhe duhet të organizojmë ndaj Serbisë. Nuk mundemi më të jemi të fragmentuar karshi tyre.

Ne duhet të jemi bashkë, ky Kuvend duhet të deklarojë si pikat të cilat janë vendosur, vendimet dhe nënshkrimet e marrëveshjeve që janë bërë në disa rrethana nuk mund të funksionojë se ka një realitet që ka shpërfaq Serbinë nga gjitha aspiratat që kanë pasur deri tash.

Nuk e kanë forcën ushtarake të Rusisë, por ka pasur një politikë pak nga BE dhe shumë nga Rusia. Është një rrethanë gjeostrategjik krejt tjetër se ndryshe do të ishte situata sot. Prandaj nuk e shoh këtë debat që ne të përçahemi por si debat që ne të bashkohemi. Ne ti japim mbështetje qeverisë dhe kryenegociatorit”, tha ajo në debatin parlamentar për dialogun.

Shefja e deputetëve të mazhorancën kritikoi edhe iniciuesin e debatit për dialogun me Serbinë.

“Cila është marrëveshja e keqe që kjo qeveri ia solli Kosovës. Ju e keni ftuar dialogun që të diskutojmë në ditë pa ditë, në moment pa momente. SI mund të shtyjmë përpara dialogun dhe raportet me Serbinë. Ku është zori sot, cila është kërkesa e juaj që sot ne të amnistojmë dhe ti japim argumente shtesë Serbisë në raport me Kosovën në rrugën e saj drejtë BE-së.

Ne duhet bashkërisht të kalkulojmë se kemi pas një proces të gjatë mbi 1 dekadë me pak suksese dhe shumë dështime a do të jemi në gjendje sot aktualisht që ato pak suksese dhe shumë dështime ti vazhdojmë si të tilla, apo në një moment kur një shtet sulmon një shtet sovran dhe ka një sozi këtu në Ballkan që e ka emrin Republika e Serbisë që e fillon të njëjtën me Malin e Zi dhe nesër ndoshta me Kosovën, t’ia lehtësojmë punën. Si një person me bagazh dhe strateg i luftës kisha pritur një qasje tjetër nga ana juaj”, shtoi ajo, raporton Kp.

Ajo i quajti ofenduese qëndrimin e mëhershëm të kryetarit të AAK-së në Kuvend.

“Për ne si unitet është kjo të përcjellët si mesazh dhe jo të del një kryetar i një partie, një ish kryeministër dhe të ofendojë me radhë në momentin kur një kryeqytet i një vendi bie nga forcat ruse”, tha ajo.

Kusari-Lilës iu kundërpërgjigj, deputeti Haradinaj.

“Sa i përket partive Mimozë je shumë e shkathët, ke qenë e zonja në çdo parti. Sot po shoh se mbi LVV-në je, e di se ke kalu 5-6 parti”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori