LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Vetëvendosje bëhet edhe me tre anëtarë të rinj

Lëvizja Vetëvendosje bëhet edhe me tre anëtarë të rinj

Lëvizjes Vetëvendosje i janë bashkuar Astrit Rexhepi, Ardiana Veseli dhe Mufail Salihaj.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.


Kurti ka shkruar edhe profilin e secilit prej tyre.

Njoftimi i Kurtit:

Në Lëvizje na u bashkuan Prof. Astrit Rexhepi, Ardiana Veseli dhe Prof. Mufail Salihaj.

Astriti ka mbaruar studimet doktorale në fushën e Vizionit Kompjuterik në Surrey University në Angli. Ka vazhduar si kërkues bashkëpunëtor i profesorit të nderuar Herman Chernoff në dy institucionet prestigjoze, në Universitetin e Harvard-it dhe në MIT, dhe aktualisht është profesor në Kolegjin Riinvest në Kosovë.

Ardiana jeton në të Gjermanisë, është diplomuar në biomjekësi, ka shërbyer si vullnetare për ndihmë mjekësore dhe është trajnere pranë programit Koncepte mbi Teknikat e Mbijetesës, program i ndihmës së parë në situata të jashtëzakonshme për stërvitjen e anëtarëve të organizatave qeveritare ose joqeveritare të cilëve u duhet të zhvendosen në zona konflikti dhe në situata ekstreme.

Ndërsa Mufaili është ligjërues në Universitetin e Prishtinës dhe Kolegjin UBT. Prof. Salihaj ka doktoruar në “Mbetjen e pesticideve në ushqime”, ka botime të shumta në revista shkencore ndërkombëtare në Evropë dhe ShBA, si dhe ka marrë pjesë në dhjetra specializime e trajnime jashtë vendit në fushën e Patologjisë së bimëve .

Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe me angazhimin e dijeve dhe të përvojës së profesionistëve të zotë, do të shohim një gjallërim në të gjitha fushat e jetës e shoqërisë në Kosovë si dhe një shtim të larmisë së ekonomisë së vendit. Fara e zhvillimit është mbjellur tashmë.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori