Lëvizja për Bashkim thekson se Kosova po hyn në fazën, e ashtuquajtur, finale të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por me qasje të vjetër.
LB thekson se bisedimet e mëhershme janë përcjellë me një refuzim kategorik të bisedimeve nga një pjesë e opozitës, në njërën anë, dhe me insistimin e palëkundur për bisedime pa konsensus e pa platformë, në anën tjetër.
“Kështu, përkundër kohës së mjaftueshme për të bërë përgatitjet e domosdoshme për këto bisedime, përfaqësuesit e Kosovës do të shkojnë atje si çdo herë tjetër deri më tash, të papërgatitur. Përgjegjës për këtë situatë janë të gjitha subjektet politike që i kanë kontribuuar krijimit të dy blloqeve ekstreme, sa i përket qëndrimeve rreth bisedimeve. Njëri bllok ka qenë kategorik kundër zhvillimit të këtyre bisedimeve, ndërsa tjetri ka qenë i vendosur në favor të tyre me çdo kusht. Kjo e ka shkaktuar një betejë të panevojshme në mes vete, në vend se të përgatiteshim së bashku për betejën kundër Serbinë. Kjo ka ndodhur në fazën e mëhershme të bisedimeve, kjo po ndodhë edhe sot. Ndryshon vetëm arsyetimi”, thuhet në reagim.
Sipas LB-së, bisedimet e tanishme po përcillen me refuzim kategorik të presidentit si udhëheqës të bisedimeve, në njërën anë, dhe insistimit të palëkundur të tij për t’i vazhduar ato.
“Pra, në të dy fazat e bisedimeve, si pozitë ashtu edhe opozitë, nuk kanë pasur asnjëherë qëllim arritjen e konsensusit dhe nxjerrjen e platformës për bisedime. Të dy palët, çështjen e bisedimeve e kanë konsideruar si një aset për të bërë luftë politike partiake”, thuhet më tej.
Lëvizja për Bashkim u bën thirrje të gjitha forcave politike që në këto momente vendimtare për vendin, ta lënë anash betejën në mes vete për interesa partiake dhe që të punojmë të gjithë se bashku që ta bëjmë më të mirën për vendin tonë.
“Është kohë e vendimeve të mëdha, prandaj edhe përgjegjësia e secilit do të jetë e madhe. Lëvizja për Bashkim e ka ofruar propozimin e saj për platformë dhe pret një përgjegjshmëri të tillë edhe nga subjektet tjera politike. Çdo gjë tjetër është lojë politike”, thuhet në reagimin e Lëvizjes për Bashkim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri