LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa kërkon riemërimin e shkollave në Tetovë

Lëvizja Besa kërkon riemërimin e shkollave në Tetovë

Lëvizja Besa ka akuzuar Komunën e Tetovës se, përkundër premtimeve, nuk ka arritur akoma të ndryshojë emrat e shkollave të mesme. Sipas këshilltares së kësaj partie në Komunën e Tetovës, Hatije Etemi, edhe pse shumica e shkollave janë me nxënës mbi 80 për qind shqiptarë, të gjitha shkollat kanë emra të cilat i përkasin periudhës së komunizmit.

Në një konferencë për shtyp, Etemi tha se Lëvizja Besa do të fillojë betejën për riemërimin e emrave të shkollave të mesme duke ngritur iniciativë edhe në Këshillin komunal të Tetovës.


“Duke u bazuar në iniciativat dhe kërkesat e mëhershme, ne si Lëvizje BESA propozojmë që Shkolla e Mesme e Mjekësisë ‘Nikolla Shtejn’ të emërohet ‘Ferid Murad’, Gjimnazi ‘Kiril Pejçinoviq’ të emërohet ‘Gjon Buzuku’, Shkolla Bujqësore ‘Mosha Pijade’ të emërohet ‘Rexhep Voka’, Shkolla tekstile ‘Gjoce Stojçevski’ të emërohet në ‘Hasan Tasini’. Këto propozime nuk janë përfundimtare. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me këshillat e shkollave, të prindërve dhe Unionet e nxënësve, si dhe me partitë tjera politike që janë pjesë e Këshillit komunal të Tetovës me qëllim që ta ndryshojmë këtë realitet poshtërues për ne si shumicë shqiptare në Tetovë”, tha këshilltarja Hatije Etemi. Në ndërkohë, kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Bekim Memeti, nënvizoi se ka biseduar me këshilltarët e partive tjera dhe ka një disponim për ndryshimin e emrave të shkollave.

Deri tash nuk është marrë ndonjë iniciativë për shkak të proceseve zgjedhor, por deri në fund të këtij viti, siç tha ai, kjo çështje mund të jetë në rend dite.

“Që kur e kam marrë mandatin, jam takuar me koordinatorët e grupeve të këshilltarëve dhe jemi dakorduar që emrat, të cilët aktualisht janë në shkollat e mesme, nuk kanë të bëjnë me asgjë me realitetin e tanishëm. Ka disponim që kjo iniciativë të trajtohet në Këshill deri në fund të vitit, sepse mendojmë se si Këshill duhet të lëmë gjurmë për diçka. Për sa i takon shkollave ku janë 80 për qind shqiptarë – nuk ka ndonjë kundërshtim, ndërsa presim që të kemi dakordim për shkollat e përziera që të kenë emra të përshtatshëm”, tha Memeti.

Për ndryshimin e këtyre emrave duhet që në Këshillin komunal të Tetovës të sillet vendim me parimin e Badenterit, që do të thotë shumica e këshilltarëve maqedonas të votojnë pro këtij vendimi.

Në bazë të kësaj dhe duke llogaritur numrin e këshilltarëve aktual që ka OBRM-PDUKM, gjegjësisht pesë këshilltarë dhe LSDM tre këshilltarë, është shumë e vështirë të ketë ndryshime të emrave, pasi edhe në këtë përbërje të re të Këshillit të Komunës së Tetovës, OBRM-PDUKM ka shumicën e këshilltarëve të nacionalitetit maqedonas. Aktualisht në Tetovë vetëm gjimnazi “7 Marsi” i themeluar para tre vitesh mban emrin që ndërlidhet me datë historike për shqiptarët, kurse shkollat tjera nuk kanë asgjë të përbashkët me të kaluarën e shqiptarëve në Tetovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori