LAJMI I FUNDIT:

Lëvizi me veturë në kahje të kundërt në autostradën Veternik-Bresje, kundërvajtësi gjobitet me 300 euro

Lëvizi me veturë në kahje të kundërt në autostradën Veternik-Bresje, kundërvajtësi gjobitet me 300 euro

Një person gjatë vozitjes ka lëvizur në kahje të kundërt në autostradën Veternik-Bresje.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personi është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe një vit i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.


“Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë patrullimit në segmentin e autostradës Veternik – Bresje ka hasur në mjetin i cili ishte duke lëvizur në kahje të kundërt, i njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 1 vit i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/