LAJMI I FUNDIT:

Leverkuseni bën të ditur çmimin e Wirtz, alarmohen gjigantët evropianë

Leverkuseni bën të ditur çmimin e Wirtz, alarmohen gjigantët evropianë

Një ndër lojtarët më të talentuar në Evropë, Florian Wirtz, po kalon një sezon mbresëlënës nën urdhrat e Xabi Alonsos me fanellën e Leverkusenit këtë sezon.

Wirtz është rikuperuar së fundmi nga një lëndim i ligamentit të kryqëzuar të gjurit, që e pësoi  dy sezone më parë. 20-vjeçari ka gjashtë gola dhe nëntë asistime në 15 paraqitje për Leverkusen këtë sezon, teksa ai numëron 12 ndeshje për Gjermaninë.


Nuk është çudi që Wirtz ka tërhequr vëmendjen e pothuajse çdo skuadre të madhe në Evropë. Liverpool, Chelsea dhe Manchester United po e përcjellin situatën e tij, ndërsa Bayern Munich po kërkon gjithashtu të bëjë për vete një nga lojtarët më të talentuar në Gjermani.

Në Spanjë , Barcelona thuhet se po e monitoron gjithashtu, megjithëse një lëvizje duket e pamundur momentalisht, duke pasur parasysh çmimin e tij.

Sipas mediave angleze, Wirtz do të lejohet të largohet nga klubi për 120 milionë euro, shumë të cilën me shumë gjasë vetëm klubet e Ligës Premier mund ta përballojnë.

Kjo shumë mund të duket disi e tepruar për një mesfushor të ri që ka bërë 119 paraqitje, por siç ka qenë me Jude Bellingham, kjo lloj shume mund të përfundojë si një marrëveshje e mirë nëse bëhet për lojtarin e duhur./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori