Të mërkurën ishte raportuar se senatori i Arizonës John McCain ishte diagnostikuar me kancer në tru.
Teksa shumë mesazhe suporti dhe dashurie po mbushnin familjen McCain, që po përgatiten për betejë. Kjo nuk është një luftë e re, pasi McCain është përballur 4 herë me raste të melanomës, por gjithsesi ky rast është i frikshëm, shkruan rtv21.tv.
Vajza e tij 32 vjeçare Meghan, ka shpërndarë një deklaratë me fansat e saj në Instagram, fjalët e saj prekëse i thonë të gjitha:
“Lajmi për sëmundjen e babait e ka prekur çdo anëtar të familjes McCain. Gjyshja ime, nëna, vëllezërit, motra dhe unë jemi përballur me tronditjen e lajmit, dhe tani po jetojmë me ankth duke pritur se çfarë do të vijë. Është një gjë me të cilën jemi përballur, pas 4 betejave të babait me kancerin, dhe është një gjë që shumë familje amerikane përballen në më të dashurit e tyre, që gjithashtu sulmohen nga sëmundja dhe nga mosha e pashmangshme. Nëse mund të kërkojmë diçka nga të tjerët, do të ishin lutjet e juve që e kuptoni këtë gjë shumë mirë. Do të iu jemi shumë mirënjohës.
Nuk do të befasoheni kur të mësoni se në gjithë këtë situatë më besimtari dhe më i qeti është babai im. Ai është njeiru më i guximshëm që unë njoh. As armiku më i fortë nuk mund ta thejë atë. Agresionet e jetës politike nuk mund ta shtrembëronin atë, kështu që ai po takohet me këtë sfidë si me çdo tjetër. Kanceri mund ta hidhërojë atë në shumë mënyra, por asnjëherë nuk do ta bëjë të dorëzohet. Asgjë nuk e ka bërë deri më tani.
Dashuria për babain tim nuk njeh kufinjë, dhe si çdo bijë tjetër unë nuk dua të jem në një botë pa të. Kam besim se ato ditë janë larg nga ne. Edhe në këtë moment frikat e mia për të mbulohen nga një gjë mbi të gjitha: mirënjohja për vitet tona bashkë, dhe për vitet që do vinë. Ai është një luftëtar, një nga amerikantë më të mëdhenjë të kohës sonë. Por për mua ai është diçka më shumë. Ai është fuqia ime, shembulli im, strehimi im, i besueshmi im, mësuesi im, guri im, heroi im – babai im”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit