LAJMI I FUNDIT:

Letër e hapur e familjarëve të Azem Sylës – ja çfarë shkruan në të!

Letër e hapur e familjarëve të Azem Sylës – ja çfarë shkruan në të!

Familjarët e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Azem Syla me anë të një letre të hapur kanë reaguar për siç kanë thënë “thyerjen e dyerve të oborrit dhe bastisjes së shtëpisë” së familjarit të tyre, Azem Syla, skena të cilat i vlerësojnë si të ngjashme me ato të para çlirimit të Kosovës.

“Ne ishim të befasuar me këtë ndërhyrje, sa brutale aq edhe spektakulare dhe jemi të habitur se si mund të trajtohet në këtë mënyrë familja e Azem Sylës dhe vetë ai. Skena të ngjashme kemi parë para çlirimit të Kosovës, kur rrethohej lagjja jonë dhe arrestoheshin djemtë tanë, në mesin e të cilëve edhe Azem Syla”, thuhet në letrën e hapur, përcjell Telegrafi.


“Ne pjesëtarët e familjes Syla jemi të sigurt në pastërtinë e Azem Sylës. Kërkojmë që drejtësia të shqyrtojë profesionalisht dyshimet dhe të veprojë në mënyrë korrekte dhe të paanshme ndaj tij. Deri në vërtetimin e së vërtetës, apelojmë që Azem Syla të lirohet nga burgu dhe të mbrohet në liri”, thuhet ndër tjerash në letrën e hapur të familjes Syla.

Hetimet për Sylën kanë të bëjnë me dyshimet se ai është pjesë e grupit kriminal i cili tjetërsoi prona shoqërore në zonat kadastrale përreth Veternikut dhe Çagllavicës.

Azem Syla, gjatë luftës, për një kohë ka qenë komandant i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.

Kjo është letra e plotë e familjes Syla:

FAMILJARËT E LAGJES SYLA, NGA FSHATI KISHNAREKË

Për: Shefin e Misionit të EULEX-it, z. Gabriele MEUCCI

Përfaqësuesit të zyrës së BE-së në Kosovë, z.Samuel ŽBOGAR

Kryeprokurorin e Shtetit, z. Aleksandër LUMEZI

LETËR E HAPUR
Të nderuar zotërinj,

Ditë më parë në Kishnarekë të Drenasit u rrethua një pjesë e lagjes sonë, iu thyen dyert e oborrit dhe u bastis shtëpia e Azem Sylës, familjarit tonë. Ne ishim të befasuar me këtë ndërhyrje, sa brutale aq edhe spektakulare dhe jemi të habitur se si mund të trajtohet në këtë mënyrë familja e Azem Sylës dhe vetë ai. Skena të ngjashme kemi parë para çlirimit të Kosovës, kur rrethohej lagjja jonë dhe arrestoheshin djemtë tanë, në mesin e të cilëve edhe Azem Syla.

Pa dashur që të ndërhyjmë në punë të drejtësisë, nuk mund të mos shtrojmë pyetjen: Pse rrethohet e kontrollohet në këtë mënyrë familja e Azem Sylës, si të ishte terrorist?

Pse arrestohet kështu Azem Syla, Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kur dihet se ai në çdo kohë ka qenë bashkëpunues me drejtësinë, siç u vërtetua edhe kësaj radhe, kur dha dorëheqje nga postet shtetërore dhe u dorëzua vetë në organet përkatëse.

Ai bashkëpunoi edhe para disa viteve kur ndaj tij pati një skenar të ngjashëm, por që s’doli gjë prej tij dhe Azem Syla u shpall i pafajshëm nga akuzat e një procesi të quajtur “Bllaca 1”, e po ashtu doli i pafajshëm edhe nga një gjykim që iu bë në Zvicër.

Duke u marrë dhe duke u trajtuar kështu Azem Syla, me spektakle të njëpasnjëshme arrestimesh, iu hap porta disa mediumeve, portaleve e analistëve të papërgjegjshëm që, para se të argumentohej qoftë edhe një “dëshmi” për Azem Sylën, filluan të shkruajnë e të flasin për të si për një të dënuar, duke i ngjitur atij lloj-lloj epitetesh fyese e denigruese.

Azem Syla, veprimtari i lëvizjes kombëtare të Kosovës, ish-i burgosuri politik, ish-Komandanti i UÇK-së, pjesëtar i delegacionit të Kosovës në Rambuje, ish-deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, duhej trajtuar më dinjitetshëm.

Ne bashkë familjarët e tij jemi të shqetësuar për trajtimin e Azemit deri këtu dhe eventualisht edhe në të ardhmen, për më tepër, në qoftë se vazhdojnë të merren parasysh denoncimet e njerëzve të papërgjegjshëm, shumë të dyshimtë dhe qëllimkëqij, siç ka ndodhur edhe më parë, siç është Bllaca.

Ne pjesëtarët e familjes Syla jemi të sigurt në pastërtinë e Azem Sylës.

Kërkojmë që drejtësia të shqyrtojë profesionalisht dyshimet dhe të veprojë në mënyrë korrekte dhe të paanshme ndaj tij. Deri në vërtetimin e së vërtetës, apelojmë që Azem Syla të lirohet nga burgu dhe të mbrohet në liri.

Me respekt, Familja Syla

Kishnarekë, më 26. 05. 2016

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori