LAJMI I FUNDIT:

Lëshohet në përdorim formulari për subvencionimin e policave kufitare për mërgimtarët

Lëshohet në përdorim formulari për subvencionimin e policave kufitare për mërgimtarët
Foto: Arkiv

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se është lëshuar në përdorim formularin elektronik për subvencionimin e policave kufitare për të gjithë mërgimtarët që hyjnë në territonin e Kosovës gjatë vitit 2022.

Sipas MFPT-së, këtë vit subvencionimi për policat kufitare do të bëhet duke rimbursuar vlerën e plotë të primit të paguar në kufi.


Aplikimin për rimbursim mund ta bëjnë të gjithë bashkatdhetarët që kanë paguar policën kufitare nga data 1 janar 2022 përmes këtij linku: https://masa4-5.rks-gov.net

Në formën elektronike duhet të plotësohen të dhënat personale, të dhënat për policën dhe automjetin, si dhe të dhënat bankare të përfituesit në një bankë në Kosovë. Në këtë rast, përfitues mund të jetë edhe familjari që jeton në Kosovë.

Aplikimet do të shqyrtohen dhe verifikohen në baza mujore dhe vlera e rimbursimit të policës kufitare do të transferohet në llogarinë bankare të përfituesit në fund të çdo muaji. /Telegrafi/