LAJMI I FUNDIT:

Lëshohet në lundrim jahti luksoz i pronarit të Chelseat, Roman Abramovich – kushton 500 milionë euro dhe është 140 metra i gjatë

Lëshohet në lundrim jahti luksoz i pronarit të Chelseat, Roman Abramovich – kushton 500 milionë euro dhe është 140 metra i gjatë

Super-jahti ‘Solaris’ i pronarit të Chelseat, Roman Abramovich, në vlerë 430 milionë funte (502 milionë euro), më në fund është parë në det për herë të parë, edhe pse pronari i jahtit më të shtrenjtë privat është aktualisht në Kroaci.

Anija 140 metra e gjatë e quajtur ‘Solaris’ është super jahti më i kushtueshëm i bërë ndonjëherë me porosi, me 48 kabina në kuvertë, një ekip prej 60 personash dhe hapësirë për 36 mysafirë.


DailyMail raporton se Abramovich është aktualisht në Kroaci dhe ai mezi pret ta provojë jahtin e tij të ri.

E ndërtuar në Gjermani, anija kuptohet se ka përfunduar kohët e fundit provat në det dhe ka bërë lundrimet në Spanjë para se të kalonte në Kepin e Dailit në Francë.

Fotografitë e para të jahtit super luksoz u kapën në një dron nga fotografi i jahteve, Julien Hubert i cili pranoi se ishte një nga jahtet më të mëdhenj që ai kishte parë ndonjëherë.

“Është padyshim ndër 15 jahtet më të mëdhenj në botë”, citohet të ketë thënë ai.

“Po krijonte shumë interes në komunitetin e jahteve rreth portit”, shtoi ai.

Më parë TUKO.co.ke raportoi se ‘Solaris’ do të mburret me karakteristika të jashtëzakonshme pas përfundimit të tij, duke përfshirë një pistë aeroporti dhe një pishinë.

Jahti luksoz me të cilin lundron Jeff Bezos shihet në Sarandë, njeriu më i pasur në botë ndodhet në Shqipëri?
Lexo po ashtu Jahti luksoz me të cilin lundron Jeff Bezos shihet në Sarandë, njeriu më i pasur në botë ndodhet në Shqipëri?

E pajisur me dy motorë elektrikë të teknologjisë së lartë të identifikuar si Azipods, varka është pajisur me 48 kabina – të mjaftueshme për të pritur dhjetëra mysafirë dhe 60 anëtarë ekip.

Për të siguruar një udhëtim të qetë, është vendosur një helikë super efikase që mund të kthehet në 360 shkallë.

Chelsea do të shkarkojë dy lojtarë të tjerë Emerson Palmieri dhe Davide Zappacosta janë në prag të lëvizjes në ligat franceze dhe italiane respektivisht.

Largimi i afërt i dyshes vjen vetëm pak kohë pasi Tammy Abraham u transferua në Romë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori