Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë qartë se kush ishte fajtor në një aksident trafiku, që ka ndodhur në videon e publikuar më poshtë.

Besoni apo jo, shoferja e Audi nuk e kishte vërejtur Lamborghini që e kishte para vetes të cilin e goditi në pjesën e pasme të veturës, transmeton Telegrafi.

Për ironi, Lamborghini Aventador barte targa me mbishkrimin “Beep”, duke aluduar në punën me të cilën merret pronari.

Bëhet fjalë për Matt Heller nga SHBA, pronar i kompanisë HornBlaster që merret me prodhimin e sirenave dhe reklamon produktet si një zgjidhje për “të gjitha veturat e vogla, shoferët e të cilave duan të dëgjohet zëri i tyre”.

Gjithçka do të ishte normale, nëse njëri prej pjesëmarrësve në aksident nuk do të reagonte ashpër. Në këtë rast, shoferja e Audi menjëherë sulmoi Hellerin.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar, kurse kompania e sigurimeve sigurisht se do të mbulojë shpenzimet e dëmit të shkaktuar në Lamborghini.

Madje edhe kamerat e sigurisë e kanë dëshmuar se kush ishte fajtori, por në këtë rast pronarja e Audi assesi të pajtohej dhe vazhdimisht i vërsulej Hellerit.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se shoferi gjithmonë duhet të jetë i fokusuar kur është prapa timonit, të reagojë me gjakftohtësi dhe të mos ketë viktima apo të lënduar. /Telegrafi/