Këngëtarja nga Drenica, Leonora Jakupi, pas një kohe të gjatë është rikthyer me projekt të ri muzikor. 

“A m’ke harru” mban titullin kënga e saj e re, e cila u mirëprit mjaft mirë nga fansat e këngëtares.

Këto ditë, Leonora po ashtu ka realizuar edhe një set të veçantë fotografik, derisa rrëmben vëmendje me kostumin rozë.

Bukuroshja, e cila ka vite që është pjesë e skenës tonë muzikore, po vazhdon akoma të jetë në top formë.

E njëjta në një nga intervistat e fundit e ka pranuar lidhjen e dashurisë, teksa thotë se nuk planifikon të martohet akoma.

Ndërkaq, “A m’ke harru” për pak ditë ka mbledhur mijëra klikime në YouTube, ku e dëshmon se fansat mezi e kanë pritur rikthimin e artistes 40-vjeçare. /Telegrafi/